Komandant Ali Safavi sulmon dezertoret e xhihadit si agjente iraniane

Komandanti i larte muxhahedin Ali Safavi, i cili, pas sulmit qe policia e shtetit beri kunder shtetit iranian me lajmin e rreme per celule terroriste, me date 24 tetor ka therritur shume media shqiptare ne seline e muxhahedineve ne Manze duke leshuar sulme kunder Iranit. Por sulmi i koordinuar ndermjet ministrise se gjeneral Lleshit dhe Muxhahedineve nuk ka ndalur te Irani. Ne televizionin e gylenisteve te Klodian Allajbeut ABC News, Ali Safavi ka sulmuar edhe defektoret e MEK-ut qe jane ne Tirane, apo me sakte ata ish-muxhahedine qe kane braktisur xhihadin kunder Iranit dhe kane vendosur te bejne nje jete qytetare.

Ali Safavi ka shpallur agjente iraniane disa nga muxhahedinet e deradikalizuar qe jetojne ne Tirane dhe kane dhene intervista ndaj BBC-se, Al-Jazeeres, Channel 4 dhe i kane treguar botes krimin qe ekziston ne kampin xhihadist te MEK-ut. Komandant Safavi i cili ne Irak do u kishte prere koken ushtareve te tij dezertore, tanime i ka quajtur agjente te Iranit: Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), Rrahman Modammadi.

I pyetur nga ABC news mbi sulmin qe katoliku Sander Lleshi dhe Ardi Veliu kane leshuar kunder shtetit iranian ai genjene e thote se MEK-u nuk ka ditur gje per sulmin e thote:

“Ne nuk ishim në dijeni të informacionit që paraqiti drejtori I policisë së shtetit…Forcat e rendit në Shqipëri duhet të përgëzohen për punën e kujdesshme, duke mbledhur infomacion mbi atë rrjet…Ne e mësuam vetëm dje nga mediat që e transmetuan, por ne e dinim se trupa iraniane të gardës revolucionare, psh një nga njerëzit e atij rrjeti Ali Riza Nabkazade ishte punonjës I Ministrisë së Inteligjencës. Atë ne e dinim, por nuk e dinim që ishte pjesë e rrjetit që u bë publik dje. Ne kemi informacion të përgjithshëm dhe kemi dhënë edhe në të kaluarën informacion mbi njerëz të tjerë të regjimit në Shqipëri. Nakosh Zade nuk ishte i vetmi. Ka edhe të tjerë, përfshi Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), Rrahman Modammadi. E dimë që ndodhen në Shqipëri por jo se ku rrinë tamam. Dhe mesazhi ynë për autoritetet shqiptare është se këta persona janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar e përzënë nga Shqipëria sepse detyra e tyre është të përgatisin sulme ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian”, shprehet Ali Safavi.

Intervista e plote e gjeneralit ish-terrorist muxhahedin Ali Safavi eshte me poshte:

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne