Komandanti i Marinës: Irani do të zbulojë një shkatërrues të ri dhe nëndetëse

Komandanti i Marinës së Iranit tha se javën e ardhshme, vendi do të zbulojë arritjet e reja të mbrojtjes, duke përfshirë një shkatërrues dhe një nëndetëse.

“Shkatërruesi Sahand dhe nëndetësja Fateh do të zbulohen gjatë javës së ardhshme”, – tha admirali Hossein Khanzadi në një konferencë shtypi të mërkurën, raportoi agjensia e lajmeve Fars.

Ai tha se shkatërruesi mund të mbaj helikopterë të mëdhenj, si dhe sisteme të mbrojtjes nga raketat dhe avionë luftarakë.

Ai u shpreh se nëndetësia e prodhuar indigjenisht nga klasa e mesme “do të shërbejë si një surprizë për armiqtë e Republikës Islamike me aftësitë e saj të veçanta”.

Komandanti më pas hodhi poshtë ndikimin e sanksioneve të SHBA-së në industrinë detare të Iranit.

Vendi i ka tejkaluar me sukses sanksionet për më shumë se 40 vite, tha Khanzadi, duke vënë në dukje se masat “na kanë mësuar të qëndrojmë në këmbët tona dhe të mos varemi nga fuqitë e tjera për sigurinë tonë”.

Komandanti gjithashtu përshëndeti rritjen e koordinimit midis Marinës dhe forcave detare të Gardës Islamike Revolucionare të Iranit (IRGC).

Ai tha se forcat e dyfishta konsideroheshin si “grusht i fortë” i Iranit në det.

Khanzadi gjithashtu tha se: “Nuk ka një gjë të tillë si pasiguri në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit dhe Marina e IRGC ka ndihmuar me sukses të sigurojë Gjirin Persik, duke parandaluar ndodhjen e ndonjë incidenti në ujëra.”

Komandanti vuri në dukje se ujërat nën komandën e Republikës Islamike janë plotësisht të mbrojtura dhe të sigurta pa asnjë ndihmë të jashtme.

Zyrtari tha se Irani do të mbaj lidhjet e tij miqësore me ato vende të cilat përmbahen nga ligësia dhe përdorin praninë e tyre detare vetëm drejt garantimit të sigurisë.

Ai vuri në dukje se: “Nëse prania e forcave të huaja rrezikon sigurinë rajonale, atëherë nuk do të ketë nevojë për praninë e tyre.”

Komandanti më pas përshëndeti vetë-mjaftueshmërinë e Iranit në sigurimin e pajisjeve të kërkuara të mbrojtjes detare, duke thënë se kjo mund të sigurojë edhe pajisje të tilla për lojtarët rajonalë dhe jashtë-rajonalë.

Burimi : Press Tv/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne