Komandanti izraelit: Hizbullahu mund të përdorë anije vetëvrasëse në luftën e ardhshme

Në deklaratën e bërë për gazetën The Jerusalem Post, Admiral Prof. Shaul Chorev tha se marina izraelite duhet të presë që Hizbollah të përdorë anijet vetëvrasëse në luftën e ardhshme.

Në deklaratën e bërë për gazetën The Jerusalem Post, Admiral Prof. Shaul Chorev tha se marina izraelite duhet të presë që Hizbullah të përdorë anijet vetëvrasëse në luftën e ardhshme.

Chorev, i cili një kohë shërbeu si zëvendës komandant i operacioneve detare të marinave regjimit sionist, tha: “Hizbullahu nuk do të ketë nevojë të pajiset me anije si ato të Izraelit, por mund të paramendojm se për të përballuar teknologjinë izraelite ata do të përdorin raketa tokë-det ose mjetet e luftës asimetrike siç janë anijet e vetëvrasjeve, si në Jemen.”

Chorev foli këto fjalë në një konferencë të posaçme gjeostrategjike të mbajtur në një qendër hulumtuese të lidhur me Universitetin Hayfa.

Komandanti në penzion paralajmroi se: “Kur shikoni në strategjinë e Hizbullahut, është e lehtë të kuptohet se ata janë duke synuar pasuritë strategjike të Izraelit. Lufta e ardhshme me Hizbullahun gjithashtu do të jetë me peshë detare.”

Ushtria e regjimit sionist pranon se raketat me shtrirje të gjatë që posedon Hizbullahu mundë të godasin objektitet e gazit natyror që prodhon një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike të përdorur në Izrael.

Nga ana tjetër, m eqë 90% e importeve të regjimit sionist janë siguruar nga anijet, ata janë shumë të varur nga deti.

Burimi : Medya Şafak/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne