Komandanti puçist kërkoi fshirje shtesë të urdhërave për sulme ajrore në Ankara

Në Turqi, kanë vazhduar një sërë gjykimesh ndaj të akuzuarve për tentimin e grusht shtetit të vitit të kaluar, ndërsa sot në Gjykatën në Ankara piloti i akuzuar Eren Kackan tha se një nga komandantët e paditur Ahmet Tosun më 15 korrik, e ka urdhëruar që t’i fshijë regjistrimet e urdhërave që u ka dhënë pilotëve puçistë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste FETO përmes anëtarëve të saj të infiltruara në radhët e ushtrisë, policisë dhe institucioneve tjera turke më 15 korrik të vitit të kaluar kreu tentimin për grusht shteti ushtarak në Turqi, kurse në Gjykatën e 4-t Penale në Ankara ka filluar procesi kundër 486 të akuzuarve në lidhje me ngjarjet në bazën ajrore Akinci, e cila ishte vendi qendror i komandës së puçistëve.

Një nga të akuzuarit dhe një ish-pilot i Forcave Ajrore Turke, Eren Kackan ka mohuar pretendimet nga aktakuza dhe tha se mallkon përpjekjen për grusht shteti dhe të gjithë ata që ishin përfshirë në këtë akt.

Kackan tha se në ditën e tentimit të grusht shtetit, komandanti i flotës ajrore kishte rreshtuar pilotët në bazën dhe ka urdhëruar të zbatohen urdhërat e tij për gjoja operacione anti-terrori.

Me këtë rast ushtarëve të rreshtuar armët ua ndau poashtu i akuzuari, ish kapiteni Mete Kaygusuz.

Ai në deklaratën e mëtejshme tha se për shkak të lodhjes ka kërkuar pushim dhe se gjatë natës kishte fjetur në dhomë dhe se në mëngjes vendosi të largohej nga baza për të mësuar se çfarë po ndodh. Ai thotë se deri më 27 korrik ka qëndruar në shtëpi dhe pastaj ka shkuar në bazë ku dhe ishte arrestuar.

Kockan tha se në një moment në bazë i është afruar ish kapiteni dhe puçisti i akuzuar Ahmet Tosun dhe ka kërkuar që të fshihen të gjitha përmbajtjet nga pajisjet DVR përmes të cilave Tosun kishte dhënë urdhër për pilotët puçistë.

I akuzuari më tej pohon se këtë nuk e ka bërë, por se pajisjen thjeshtë e ka lënë në ulësen nga ku edhe e kishte marrë.

Regjistrimet nga pajisja në fjalë janë futur si material provë në procesin gjyqësor, kurse këto ishin urdhërat të cilat i akuzuari Tosun u ka dhënë pilotëve për të bombarduar Parlamentin, komandën e forcave speciale, TURKSAT dhe ndërtesën e policisë në Ankara, si dhe të ndiqet avioni i Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Përpos urdhërave direkte për sulm, i akuzuari Tosun, me çka konfirmojnë edhe regjistrimet, ka urdhëruar që me fluturime të ulta mbi Ankara të thyejë të gjitha xhamat nga ndërtesa e Partisë në pushtet për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) dhe të pallatit presidencial në Bashtepe./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne