Komandanti ushtarak izraelit bën thirrje për vrasjen e kreut të Hezbollahut

Komandanti i Brigadës 300 të Këmbësorisë së ushtrisë izraelite i ka bërë thirrje regjimit të Tel Avivit të përdorë politikën e “vrasjeve të shënjestruara”, duke argumentuar se vrasja e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut do të ishte një goditje fatale ndaj lëvizjes libaneze të rezistencës.

Kolonel Roy Levy, në një artikull të botuar në revistën sioniste Ma’arakhot, e cila është e lidhur me ushtrinë izraelite, shkruan se duhet të kryhen “vrasjet e shënjestruara” dhe se Sejed Hasan Nasrallah duhet të vritet nga forcat komando të mbështetura nga forca ajrore izraelite. “Personaliteti dhe përvoja e tij ushtarake e kanë kthyer atë në një qendër graviteti. E gjithë organizata e tij – nga komandantët e lartë tek ushtarët e rangut të ulët – dhe kështu fryma luftuese e armikut do të dëmtohet, pasi ai të jetë në shënjestër “, shkruan Levy. Më 28 nëntor 2017, zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite tha se Nasrallah do të ishte një objektiv në çdo luftë midis të ardhshme mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ronen Manelis shtoi se ushtria izraelite po kryen luftë psikologjike dhe mediale kundër Hezbollahut. “Nuk do të ketë një imazh të qartë të fitores në luftën e ardhshme, por është e qartë se Nasrallahu është një objektiv,” shtoi ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne