Komandoja i ushtrisë së NATO-s shiste drogë për VIP-at në ‘Bllok’

Droga e llojit kokainë, e sekuestruar një ditë më parë në Tiranë, kishte si treg të saj lokalet e natës dhe ato te lojërave të fatit. Sipas hetimeve, ushtari profesionist Xhuliano Kasaj i prangosur tashmë, ishte drejtuesi kryesor i këtij rrjeti, që tregtonte droga të forta.

Edhe pse kishte zgjedhur rrugën fisnike, duke shërbyer si ushtar profesionist në forcat tokësore të Zallherrit, nuk i kishte shpëtuar pjesëmarrjes në aktivitet kriminal.

Xhuliano Kasaj u arrestua ditën e hënë nga oficerët e komisariatit numër 6., në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Tekstili”, dhe iu gjetën në banesë rreth 80 gram e kokainë. Së bashku me ushtarin Kasaj, në pranga ra edhe “vartësi” i tij Denis Kanani, i cili përveç kokainës shpërndante edhe kanabis.

Nuk dihet nëse ky komando ka të tjerë bashkëpunëtorë nga rradhët e ushtrisë sonë anëtare e NATO-s.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne