Kombet e Bashkuara: Ne nuk kemi mundur të verifikojmë pretendimet për armët kimike

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stefan Dujarriç tha se ata nuk mund të konfirmonin në mënyrë të pavarur përdorimin e armëve kimike në Siri.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stefan Dujarriç mbajti fjalim në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Dujarriç tha se pretendimet se Siria ka përdorur armë kimike në qytetin e Dumës ‘nuk u provuan në mënyrë të pavarur’ nga OKB.

Megjithatë, zyrtari i OKB-së tha se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po vazhdon të mbledhë informacione lidhur me këtë çështje.

Burimi : Rast Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne