Kombëtarja turke e basketbollit mund kombëtaren italiane me rezultatin 91-80

Skuadra Kombëtare Turke e Basketbollit për Meshkuj nën moshën 20 vjeç, në kuadër të ndeshjes për kualifikim, të zhvilluar për Kampionatin Evropian të Basketbollit mundi skuadrën italiane me rezultatin 91-80.

Në kampionatin e zhvilluar në qytetin Chemnitz të Gjermanisë skuadra turke e përfundoi çerekun e parë të ndeshjes përballë Italisë me rezultatin 22-20 ndërsa periudha e parë u mbyll me rezultatin 43-40.

Kombëtarja turke çerekun e tretë e dominoi me rezultatin 62-57 ndërkohë që dolën fitues me rezultatin 91-80./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne