Koment – Bota është më e madhe se 5: Nevojë për reformë në Kombet e Bashkuara

Cemil Dogaç Ipek

Po të shohim Kartën e Kombeve të Bashkuara vëmë re se arsyeja themelore e themelimit të OKB-së është pengimi i luftërave, sigurimi i paqes së përhershme si dhe zhvillimi i aktiviteteve për zgjidhjen e çdo lloj problemi politik, psikologjik, social, ekonomik dhe kulturor që kërcënon sigurinë ndërkombëtare. Kjo arsye themelore dhe parimet dolën në shesh pas dy luftërave të dhimbshme, që përjetuan popujt e botës, me qëllim që të pengohet përjetimi i dhimbjeve të reja. Në Kombet e Bashkuara gjenden 6 organe themelore. Këto janë; Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Nju Jork Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Gjenevë Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së Këshilli i Mirëbesimit i OKB-së Sekretariati i OKB-së Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Hagë.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme, të gjitha vendet anëtare duke u mbledhur çdo shtator në Nju-Jork, diskutojnë çështjet globale që janë burim shqetësimi.

Gjithashtu përcillen idetë për ristrukturimin e Kombeve të Bashkuara për ta bërë më të përshtatshëm për dinamikat aktuale politike globale. Këto samite vjetore, në të njëjtën kohë, i japin mundësi liderëve që ë zhvillojnë takime të ndryshme ndër seancat e mbledhjeve zyrtare. Shumë takime jozyrtare të zhvilluara ndërmjet vendeve dhe fjalimet e mbajtura në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të liderëve më të fuqishëm të Kombeve të Bashkuara, ndeshen me interesin e veçantë të opinionit botëror.

Sot Kombet e Bashkuara kanë mbi 40 mijë punëtorë në organe të ndryshme në të katërta anët e botës. Ka një buxhet prej afërsisht 40 miliardë dollarësh çdo vit. Kombet e Bashkuara, që kanë nën urdhrat e tyre një forcë ushtarake prej rreth 100 mijë personash, gjithashtu ndërmarrin shumë misione të mbrojtjes së paqes në hapësira të ndryshme gjeografike ku përjetohen përleshje.

Ndër detyrat në kuadër të angazhimit të Kombeve të Bashkuara, së bashku me misionet e mbrojtjes së paqes, kjo organizatë, që nga gjysma e dytë e vitit 1950 e deri në ditët tona, ka ndërmarrë shumë detyra të tilla. Duke marrë parasysh vështirësitë e brendshme të shteteve për të eliminuar tensionin e dy-skajshëm ndërmjet dy blloqeve të fuqishme dhe sigurisë ndërkombëtare, në krahasim me periudhën e Luftës së Ftohtë, në 25 vitet e fundit, numri i këtyre operacioneve është rritur me shpejtësi.

Kombet e Bashkuara edhe pse nga themelimi janë bërë temë e diskutimeve të ndryshme, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe institucionalizimin e këtij bashkëpunimi. Me themelimin e Kombeve të Bashkuara, organizatat ndërkombëtare kanë zënë vend ndër aktorët më të domosdoshëm të jetës ndërkombëtare. Së bashku me periudhën e Kombeve të Bashkuara, në fushën ndërkombëtare, u bënë universale edhe punimet e bashkëpunimit dhe organizimit.

Nga ana tjetër, pas themelimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1945, politika globale, rregullat dhe institucionet e marrëdhënieve ndërkombëtare, për dhjetëra vite që pasojnë, u formuan në mënyrë që sigurojnë strukturimin e fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Dhe për këtë arsye Kombet e Bashkuara nuk janë bërë asnjëherë një institucion që i jep fund përleshjeve dhe nëse nuk bëhen reforma, nuk do të bëhet as në të ardhmen.

Funksioni themelor i Kombeve të Bashkuara është krijimi i një themeli ku gjenden me lehtësi dhe me kosto të ulët zgjidhje globale për probleme globale. Dhe për sigurimin e kësaj ndihet pa humbur kohë nevoja për hedhjen e disa hapave. Anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara duhet të heqin dorë së pari OKB-në si një platformë që mbron interesat e tyre dhe një platformë që vazhdon të mbrojë influencën e tyre në mbarë botën.Në të kundërt funksionet dhe kontributi potencial në paqen dhe sigurinë globale të Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të jetë i kufizuar.

Pavarësisht të gjitha pamjaftueshmërive dhe mangësive, Organizata e Kombeve të Bashkuara duket si platforma institucionale ndërkombëtare që zotëron legjimitetin më të madh në fushën ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara në mënyrë që të vazhdojnë këtë legjimitet edhe në dhjetëra vitet e ardhshme duhet që pesë vendet që kanë të drejtën e vetos të bien dakord dhe të respektojnë kushtet e botës që ndryshon dhe që OKB-ja ka nevojë për reformë.

Me reformat që do të bëhen në procesin në vijim, organet dhe agjencitë e OKB-së, duhet të formohen në mënyrë të atillë që bota të mos jetë perëndimore dhe të mos hapin më shumë fushë për fuqitë e që janë rritur. Kombet e Bashkuara duhet të pasqyrojë patjetër dinamikat e fuqive të reja që kanë dalë në shesh në botën e sotme. Gjermania, India, Japonia, Brazili, Turqia dhe fuqi të tjera në rritje presin të zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme dhe të jenë anëtare të përkohshme në Këshillin e Sigurimit vetëm me periudha 2-vjeçare. Por vendet anëtare të përhershme si Anglia dhe Franca që janë vende pothuajse në të njëjtin nivel me këto vende të tjera kanë ende të drejtën e vetos. Kjo me të vërtetë është një gjendje e padrejtë. Kjo padrejtësi duhet të tejkalohet urgjentisht dhe vende si Gjermania, India, Japonia, Brazili, Turqia duhet të përfaqësohen si anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sepse, ashtu siç thotë gjithmonë në çdo rast edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan): “Bota është më e madhe se 5”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne