Koment – Domethënia dhe dënimi i liderit nacionalist serb, Sheshel

Sheshel u dënua me burgim për nxitjen ndaj mizorisë dhe dëbimit me dhunë gjatë vitit 1992 ndaj kroatëve që jetonin në fshatin Hrtkovci në rajonin e Vojvodinës në Serbi gjatë vitit 1992. Nga njëra anë Sheshel refuzoi akuzat e drejtuara kundër tij ndërsa nga ana tjetër deklaroi se ndjehet krenar për këto akuza dhe u shpreh se është i gatshëm për ti ripërsëritur ato në të ardhmen.

Tribunali i Hagës, një gjykatë ndërkombëtare penale e themeluar në vitin 1993 me vendim të OKB-së për gjykimin e krimeve në ish-Jugosllavi u mbyll zyrtarisht drejt fundit të vitit 2017-të. Kurse trashëgiminë e kësaj gjykate, juridiksionin dhe obligimet e gjyqësorit, me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i mori në dorëzim Mekanizmi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale i themeluar në vitin 2010. Vendimet e marra nga Tribunali i Hagës dhe çështjet e dërguara për apelim tashmë ndiqen nga mekanizmi në fjalë.

Një prej atyre që procedohej nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ishte edhe Vojislavm Sheshel. Sheshel akuzohej për krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë dhe shkelje të ligjeve dhe traditave të luftës dhe gjatë viteve 2002-2014 qëndroi në burgun e gjykatës në fjalë. Në dhjetor të vitit 2014 u la përkohësisht i lirë. Kurse me vendimin e gjykatës së marrë në mungesë në mars të vitit 2016-të Sheshel u shpall i pafajshëm. Mirëpo në seancat e apelit të ndjekura në kuadër të Mekanizmit të Gjykatave Ndërkombëtare Penale, duke prishur pjesërisht vendimin e shfajësimit, dënoi atë me 10 vjet heqje lirie. Për shkak se gjatë periudhës së gjykimit Sheshel qëndroi i burgosur për rreth 12 vjet, nuk bëhet fjalë që ai të shkojë përsëri në burg.

Dënimi i Sheshelit pas seancave të apelimit është shumë i rëndësishëm për sa i përket shënimit i një note në histori. Ato që bëri Shesheli në vitin 1990 ishin shumë të qarta por Gjykata Ndërkombëtare Penale për krimet e luftës në ish-Jugosllavi e pati të vështirë pranimin e këtyre krimeve me prova konkrete.

Partia Radikale Serbe nacionaliste dhe kundër perëndimit e themeluar nga Shesheli në shkurt të vitit 1991 ishte një nga shtyllat e rëndësishme të udhëheqjes së ish liderit serb Sllobodan Millosheviç në vitet 1990-të. Kjo parti mblidhte rreth vetes krahun ultanacionalist të Serbisë dhe në politikën e jashtme ishte proruse.

Në fillim të viteve 1990 përkrahësit e Partisë Radikale Serbe ishin pararojë e veprimeve të dëbimit të atyre që nuk ishin serbë në Serbi dhe veçanërisht pakicës kroate. Përsëri Partia Radikale Serbe ishte pararojë në shtypjen e opozitës, organizatave studentore, burimeve mediatike të pavarura, sindikatave, gjykatësve dhe elementëve të tjerë të ngjashëm. Për shembull, në vitet 1998 kur Partia Radikale Serbe ishte në pozitë, falë një ligji të nxjerrë për median, u fokusuan tek burimet mediatike të pavarura dhe brenda dy muajve u vunë gjoba me një vlerë mbi 1.5 milionë dollarë. Përsëri në atë periudhë, një prej veprimtarive të Partisë Radikale Serbe, ishte shkarkimi sipas dëshirës i disa mësimdhënësve që nuk i përshtateshin atyre nëpër universitete.

Faktikisht një nga veçoritë më të njohura të kësaj partie ishte ndjekja e një politike të zgjerimit të kufirit të Serbisë. Në këtë kuadër, dihet se njësitë të ashtuquajtura vullnetare të organizuara nga Partia Radikale Serbe, kanë kryer krime të ndryshme lufte veçanërisht në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Kjo është arsyeja kryesore e ndjekjes penale të Sheshelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Një herë Shesheli kishte bërë një deklaratë të tillë:

Millosheviçi organizonte çdo gjë. Ne mblidhnim vullnetarët e luftës ndërsa ai siguronte uniforma ushtarake, armë, teknologjitë e nevojshme ushtarake dhe autobusët… Nga pala serbe nuk ndodhte asgjë pa dijeninë e tij”.

Kjo deklaratë jo vetëm që tregon se Shesheli pranon të ketë krijuar njësitë e vullnetarëve të luftës por në të njëjtën kohë dëshmon se krime të tilla janë kryer në sistemin shtetëror të Serbisë në vitet 1990-të. Për këtë arsye çështja e Seshelit ishte e vështirë pasi akuzat që i drejtoheshin atij i interesonin edhe Beogradit. Pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ishte një gjykatë që procedonte individët dhe jo shtetet.

Partia e Sheshelit mbeti si një nga partitë më të fuqishme dhe pa ndërprerje në Serbi gjatë viteve 1998-2008. Kurse më pas, pasi u përjetuan shkëputje, fuqia politike e Partisë Radikale Serbe u shkri gjithnjë e më shumë. Shesheli nuk mund të marrë pas vete turma të gjera ashtu si në të shkuarën. Por deklaratat që bën kjo parti mjaftojnë për të tensionuar vendet e Ballkanit herë pas here. Në kundërshtim me partitë e tjera të rëndësishme politike të Serbisë, Partia Radikale Serbe nuk mundi të përjetojë një ndryshim dhe një transformim. Përveç kësaj, për sa kohë që nuk heq dorë nga mendimi se në Ballkan ka një problem serb të pazgjidhur, nuk do të mund të ndryshojë në drejtim të një botëkuptimi të bazuar në demokraci dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne