Koment – Kërcënimi i DAESH-it prej Lindjes së Mesme e deri në Azinë Qendrore

Sulmi terrorist që u ndërmor nga ana e organizatës terroriste DAESH në natën e festës së vitit të ri ndaj një klub nate në Stamboll, me çrast janë vrarë 39 persona, bëri që të gjitha sytë të kthehen nga Lindja e Mesme dhe Euroazia. Ndërkaq edhe sot diskutohet në lidhje me arsyen dhe pasojat e pranisë së DAESH-it në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Përkundër sulmeve të ndërmarra nga DAESH-i në vendet të ndryshme të botës, sot diskutohet në lidhje me pyetjen se “A po kalon DAESH-i nga Lindja e Mesme në Azinë Qendrore?” Edhe pse struktura e militantëve të DAESH-it, të cilët organizojnë sulme të terrorit, nga aspekti i origjinës etnike është e ndryshme, në përgjithësi këto sulme kryhen nëpërmjet militantëve nga popujt me origjinë turke. Në shumicën e këtyre debateve pretendohet se Azia Qendrore është kthyer në bazë/qendër të re të DAESH-it. Mirëpo a është e vërtetë kjo? Edhe ne në programin e kësaj jave do të mundohemi ta qartësojmë këtë çështje.

Deri më sot organizata terroriste DAESH ndërmori me qindra sulme terroriste. Mirëpo origjina e terroristëve të cilët kryejnë sulmet kohëve të fundit bie shumë shpesh në rend të ditës. Por, pse? Para se ti përgjigjemi kësaj pyetjeje le ti hedhim një sy një studimi të bërë në lidhje me origjinën e militantëve të cilët iu bashkëngjitën DAESH-it që u publikua në muajin mars të vitit 2016. Radhitja e 10 vendeve të para në këtë listë është kështu:

Tunizia6500
Arabia Saudite2500
Rusia2400
Joprdania2250
Turqia2100
Franca1700
Maroku1350
Libani900
Egjipti800
Gjermania760

(Burimi: The Telegraph, Iraq and Syria: How many foreign fighters are fighting for ISİL?)

Ndërkaq në një studim tjetër të publikuar në vitin 2015 radhitja e vendeve ishte kështu:

Jordania315
Tunizia280
Arabia Saudite107
Bosnje-Hercegovina92
Kosova83
Turkmenia72
Shqipëria46
Belgjika46
Uzbekistani33
Suedia32
Palestina28
Danimarka27
Taxhikistani24
Franca18
Austuria17
Holanda15
Finlanda13
Rusia12
Kazakistani8
Turqia6
Kırgızia5

(Burimi: Radio Free Europe/Radio Liberty, Foreign Fighters In Iraq & Syria: Where do they come from?)

Në lidhje me këtë çështje janë bërë një sërë studimesh. Statistikat tjera janë publikuar edhe në internet. Të gjithë ata që dëshirojnë mund të gjejnë të dhëna në lidhje me këtë çështje me një kërkim të thjeshtë në internet. Ne morëm si shembull vetëm dy të parat. Edhe pse nuk posedojmë të dhëna të sakta në lidhje me këtë çështje është e mundur që me anë të studimeve të bëra deri më tani ta kemi një ide në lidhje me këtë çështje. Nëse shikojmë në këto të dhëna shohim se pjesëmarrja në DAESH nga vendet e Azisë Qendrore është pothuajse e njëjtë sikurse nga vendet tjera të botës. Por, nëse këto të dhëna krahasohen me pjesëmarrje nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore si Tunizia, shohim se pjesëmarrja nga vendet e Ballkanit dhe ato evropiane është më e ulët. Megjithatë në opinionin publik të rajonit dhe atë global vazhdimisht në rend të ditës sillen terroristët të cilët i janë bashkëngjitur DAESH-it nga vendet e Azisë Qendrore. Arsyet kryesore, të cilat qëndrojnë prapa kësaj janë: Disa regjime të vendeve të rajonit të Azisë Qendrore legjitimitetin e tyre e sigurojnë me retorika të islamit radikal dhe frikën nga terrorizmi. Kjo propagandë i shërben këtyre regjimeve, madje në krye të atyre që përhapin këto propaganda janë vetë këto regjime. Pas sulmit terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Popullore e Kinës çështjen e ujgurëve e trajtoi mbi islamin radikal dhe Al-Kaidën (ndërsa sot mbi DAESH-in). Mirëpo krahasimi i çështjes së ujgurëve me islamin radikal që bënte Kina para sulmit të 11 shtatorit askush nuk e kujton. Prandaj Kina është në mesin e atyre që e përhapin këtë propagandë pasi ajo i shërben asaj. Edhe Rusia e përvetëson këtë retorikë. Sepse ajo e forcon rolin e saj të aktorit që ofron siguri në rajonin e Azisë Qendrore dhe legjitimon politikat e Rusisë ndaj këtij rajoni. Ekspertët e huaj, të cilët nuk e njohin mirë rajonin e Azisë Qendrore e përvetësojnë këtë propagandë dhe kontribuojnë në përhapjen e saj. Një element tjetër janë edhe grupet të cilat e përhapin këtë propagandë me qëllime të ndryshme politike dhe ideologjike. Këta veçanërisht i shohim në Turqi. Grupet e ndryshme, të cilat janë të shqetësuara nga politikat shumëdimensionale dhe të pavarura që ndjek Turqia ndaj rajonit të Azisë Qendrore, posaçërisht janë duke e përhapur këtë propagandë.

Si përfundim përgjigjja në pyetjen se “A kërcënohet Azia Qendore nga DAESH-i?” është “Po”. Mirëpo përgjigjja në pyetjen e njëjtë të ekzagjeruar në opinionin publik të Turqisë dhe atë botëror do të ishte “Jo”.

Rolin kryesor në luftën kundër kërcënimit aktual të DAESH-it në rajonin e Azisë Qendrore do të luajnë ekolet Hanefi/Maturidi të sufizmit turko-islam. Edhe fotografia e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e bërë para tyrbes së Imam Maturidit së bashku me parinë shtetërore të Uzbekistanit gjatë vizitës së tij të bërë në këtë vend para disa muajve, është një mesazh i rëndësishëm në këtë drejtim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne