Koment – NATO, një aleancë që duhet të vihet në pyetje

Autor: Erdal Simsek – Lektor i historisë në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO apo OTAV) është themeluar pas Luftës II Botërore kundër ekspansionizmit komunist të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), që sot është Federata Ruse. Ai është një union i themeluar më 4 prill 1949 nga shtete perëndimore (Blloku Perëndimor) si SHBA-ja, Britani e Madhe, Belgjika, Franca, Holanda, Italia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia dhe Kanadaja, për të ndërmarrë masa ndaj kërcënimeve që mund të krijoheshin si pasojë e politikave ekspansioniste të BRSS-së. Turqia u bë pjesë e kësaj organizate në vitin 1952. Objektivi kryesor i saj ishte themelimi i një sistemi mbrojtjeje kolektive, ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme dhe njëkohësisht mundësimi i bashkëpunimit politik, ekonomik e social mes vendeve anëtare.

Themeluar me këtë qëllim, NATO-ja u hap për diskutim kur Blloku Lindor u rrëzua plotësisht në vitin 1991. U vunë në pyetje legjitimiteti dhe ekzistenca e Aleancës.

Mirëpo pushtimi i Kuvajtit nga Iraku disa muaj para kësaj date dhe, si pasojë, vala e re e terrorizmit në rajon u bënë një shkak i mjaftueshëm për “domosdoshmërinë e NATO-s”.

Gjatë së njëjtës periudhe, në Itali u zbulua një grupim i armatosur ilegal i NATO-s. Giulio Andreotti, asokohe kryeministër i Italisë, pohoi zyrtarisht praninë e Gladios në vendin e tij më 24 tetor 1990.

Misioni zyrtar i bërë publik i këtij grupimi, që përgjithësisht kishte një strukturë si ajo e Forcave Speciale, ishte kryerja e disa operacioneve apo detyrave specifike si ndalja, zvarritja dhe dobësimi i armikut me luftë jokonvencionale, sigurimi i informacioneve sekrete, spiunazhi dhe kundërspiunazhi, sabotimi i mjeteve të komunikimit dhe logjistikës dhe asgjësimi i objektivave me rëndësi strategjike, në rast se Blloku Lindor do të pushtonte një shtet anëtar të Evropës Perëndimore apo NATO-s.

Pagëzuar me emrin Gladio, që në latinisht do të thotë “shpatë”, organizata është themeluar në vitin 1952 nga njësiti antigueril amerikano-britanik, Stay Behind. Drejtuar dhe financuar nga CIA, kjo strukturë është organizuar në vitin 1956, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bërë spiunazh dhe luftë guerile.

Me nxehjen e debateve rreth Gladios, u hodhën pretendimet se NATO-ja zbaton ose përpiqet të zbatojë metoda të luftës jokonvencionale në të gjitha vendet anëtare. Kur gjurmët e kësaj u zbuluar në shumë vende, Aleanca u hap sërish për diskutim.

Për t’u çuditur është se kur u vu në pyetje legjitimiteti i NATO-s, në Jugosllavi shpërtheu një luftë civile mjaft çnjerëzore, e cila më pas u kthye zyrtarisht në gjenocid. Dhe NATO-ja u bë papritmas shpresa e të gjithë njerëzve, që dëshironin me shpirt fundin e kësaj masakre.

Në vijim, pushtimet e Irakut dhe Afganistanit mundësuan neutralizimin e debateve rreth Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

Teksa opinioni publik kishte nisur të harronte aktivitetet ilegale të NATO-s, organizata terroriste gyleniste (FETO), një rrjet spiunazhi dhe tradhtie me përmasa ndërkombëtare, ndërmori një tentativë të përgjakur për grusht shteti në Turqi.

Populli turk bllokoi rrugët me kërkesë të liderit dhe presidentit të tij, Recep Tayyip Erdogan, duke penguar kështu një kaos të vërtetë. Shumica e oficerëve me grada të larta, që ishin pjesë e tentativës puçiste, u arratisën në vendet anëtare të NATO-s. Po ashtu të gjithë oficerët, që ishin me mision në NATO dhe u zbulua se ishin anëtarë të organizatës terroriste FETO, u strehuan në shtetet anëtare të këtij pakti.

Madje shumica e këtyre oficerëve, pavarësisht se tashmë ishin zhveshur apo shkarkuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë, qëndruan në detyrat e tyre në NATO edhe për një kohë të caktuar.

Disa persona, që ishin konstatuar nga policia turke si autorë të një sërë akteve apo veprimtarive terroriste, u shfaqën në organizime të ndryshme të NATO-s. Për më tepër, gati të gjithë këta të dyshuar për terrorizëm ishin zyrtarë me rrogë në NATO, sikurse oficeri dhe personeli i Aleancës, të cilët shfaqën së fundmi në anën e forcave armike fotografitë e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk dhe Presidentit Erdogan.

Një habi dhe zhgënjim të vërtetë krijoi fakti që NATO-ja dhe aleatët e Turqisë në Klubin Perëndimor nuk u renditën përkrah Turqisë gjatë tentativës gjakatare për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik të vitit të kaluar nga organizata terroriste FETO.

Por edhe më shumë habi shkaktoi mikpritja dhe hapja deri në fund e portave të NATO-s dhe të miqve e aleatë të tjerë perëndimorë të Turqisë për terroristët puçistë.

Tani le t’u hedhim një shikim disa ngjarjeve, të cilat shpalosin qartë marrëdhëniet e NATO-s me FETO-n pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016:

Zyra e Emigracionit të Norvegjisë pranoi kërkesat për azil, që 4 oficerë dhe një atashe ushtarak nga Turqia me detyrë në NATO kishin paraqitur menjëherë pas tentativës puçiste të 15 korrikut.
Majori Ahmet Erdogan, eksperti i arratisur që miratoi si “të sakta dhe origjinale” dokumentet false të publikuara nga organizata terroriste FETO për të pastruar disa njerëz nga organet dhe postet kyçe të shtetit turk, jeton ende sot e kësaj dite në Angli, në adresën “15, Nicolson Close, Innsworth GL3 1DN, Gloucester”, një rezidencë ushtarake britanike.
Nënadmirali Zeki Mustafa Ugurlu, që mori pjesë në tentativën për grusht shteti të 15 korrikut dhe që ishte me detyrë në Komandën e Aleancës për Transformim (ACT) në SHBA, ishte në këtë bazë të NATO-s edhe mbas puçit. Kur u zbulua se Ugurlu vazhdonte ende të ushtronte detyrën në NATO me postin e nënadmiralit pavarësisht se kishte ditë që ishte përjashtuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ai kërkoi azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-drejtori i Institutit të Sigurisë Kibernetike pranë Këshillit për Kërkime Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK), Hayrettin Bahsi, një i dyshuar i FETO-s që ka qenë ekspert në “dosjet e komplotit”, çështje gjyqësore të ndjekura nga prokurorët e FETO-s kundër ushtrisë turke, u mësua se ishte ngarkuar me detyrë në stërvitjen e sigurisë kibernetike në Estoni, ku do të merrnin pjesë vendet anëtare të NATO-s.
Të përjashtuar nga ushtria turke pas tentativës për grusht shteti, 5 oficerë me grada të larta u panë në Belgjikë, në shtabin e NATO-s dhe Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE). Pa kaluar shumë, Belgjika miratoi edhe kërkesat e tyre për azil në këtë vend.
Edhe pse nuk ishte i ftuar në Asamblesë Parlamentare të NATO-s, realizuar gjatë muajve të kaluar në SHBA, Emre Çelik, anëtar i FETO-s dhe president i Forumit Rumi, u fut ilegalisht në takim nga presidenti i Forumit të Lindjes së Mesme, Daniel Pipes. NATO-ja heshti. Por kur delegacioni turk protestoi situatën dhe braktisi sallën e mbledhjes, të njëjtës proteste iu bashkuan gjithashtu autoritetet e vendeve të tjera.

Vallë a nuk do të vihet të pyetje kjo aleancë nga vendet anëtare pavarësish kaq shumë provave?/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne