Koment – Rumania në mes të Brukselit dhe Uashingtonit

Pavarësisht se veprimi i Amerikës, që e ka rritur së tepërmi tensionin në Palestinë duke hapur ambasadën e saj në Jerusalem dhe për të cilin dolën kundër shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, ky veprim u mbështet nga Rumania.

Rumania ishte gjithashtu ndër vendet që penguan publikimin e një komunikate të përbashkët të Bashkimit Evropian që do të dënonte transferimin e ambasadës amerikane. Për më tepër, Rumania është vendi i parë i Bashkimit Evropian, që deklaroi se po vlerëson transferimin e ambasadës në Jerusalem edhe pse Presidenti Klaus Iohannis ka dalë kundër kësaj. Specialistët tërheqin vëmendjen se një sjellje e tillë mund ti shkaktojë Bukureshtit më shumë humbje se sa fitim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përpiqen të ndjekin politika aktive në rajone të ndryshme të botës, në mënyrë që të zbatojnë disa projekte, është shumë e rëndësishme që të marrin mbështetje logjistike nga disa vende. Edhe Rumania, që udhëhiqet me pozita që janë mike me Amerikën dhe mbështetëse e fuqishme e NATO-s, kohët e fundit është ndër vendet që mundohet të provojnë se është partnere të sigurta të Uashingtonit. Hapësira gjeografike e Rumanisë ka një rëndësi strategjike për Uashingtonin dhe NATO-n. Rumania nga njëra anë hap kufijtë e NATO-s në Detin e Zi, nga ana tjetër përbën një ‘shtysë kërcimi” në Kaukaz dhe Lindjen e Mesme. Në kuadër të transportit të naftës së rajonit të Azisë Qendrore dhe Kaspikut në Evropë, ka edhe disa projekte që parashikojnë kalimin e tubacionit nëpërmjet Rumanisë.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush brenda planit për të zhvendosur komplekset amerikane jashtë shtetit përfshiu edhe Rumaninë dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2005 u hap rruga për vendosjen e ushtarëve amerikanë në Rumani. Kurse në shkurt të vitit 2010-të, në kuadër të Projektit të Mbrojtjes së Raketave Balistike të Uashingtonit, pranoi zyrtarisht të vendosë raketat antibalistike të Amerikës në tokat e saj.

Falë kësaj marrëveshjeje të nënshkruar dhe me mbështetjen e NATO-s, baza ushtarake Mihail Kogalniceanu në afërsi të portit të Konstancës u modernizua në mënyrë gjithëpërfshirëse me një investim prej 50 milionë dollarësh. Që nga viti 2017-të në këtë bazë ushtarake janë vendosur rreth 550 ushtarë amerikanë. Krahas zgjerimit të kësaj baze ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që ekzistenca e tyre ushtarake të mos jetë e përkohshme por ashtu si në Poloni të jetë e përhershme. Krahas ushtarëve amerikanë, në bazën ushtarake Deveselu të Rumanisë, që ka marrë formën operacionale në maj të vitit 2016-të, janë vendosur sistemet e mbrojtjes raketore të NATO-s me një vlerë prej 680 milionë eurosh.

Autoritetet e Rumanisë besojnë se zotërimi i marrëdhënieve të afërta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti sigurojë vendit të tyre edhe avantazhe të tjera. Para së gjithash Rumania në politikën e jashtme i jep një rëndësi parësore rajonit të Detit të Zi dhe Bukureshti e percepton veten si lider të rajonit.

Në këtë kuadër Rumania përpiqet të jetë vendi kyç në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Detin e Zi. Nga ana tjetër Rumania nuk dëshiron që tërë sigurinë e saj t’ia ‘lejë amanet’ Evropës dhe kërkon të strehohet nën ombrellën e sigurisë së Amerikës. Mendohet se bashkëpunimi me Amerikën në fushën e mbrojtjes do të modernizojë ushtrinë e Rumanisë. Së bashku me këtë, krahas nivelit të zhvillimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendon se mund të përfitojë edhe më shumë nga mbështetja ekonomike e Uashingtonit. Rumania, duke u sjellë e afërt me Amerikën mundohet të marrë mbështetjen e saj nga aspekti i disa problemeve me të cilat është përballë në politikën e jashtme.

Para së gjithash është e qartë që prej kohësh qëndrimi i Rumanisë përballë Rusisë nuk është shumë miqësor. Kurse brenda tensionit në rritje kohët e fundit ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, Rumania e sheh vendet në frontin e parë.

Edhe veprimtaritë separatiste të rusëve me mbështetjen e Moskës në rajonin Transdniestr, që gjendet në lindje të Moldavisë, zënë vend ndër çështjet kryesore që shqetësojnë Rumaninë. Qasja zyrtare e Bukureshtit ndaj Moldavisë është “një komb dy shtete”. Rumania duke tërhequr edhe më shumë Uashingtonin dhe Brukselin në rajonin e Detit të Zi, në përgjithësi ka si qëllim të ekuilibrojë forcën e Moskës në rajon. Kurse pas aventurave të Rusisë në rajonin e Krimesë, krijimi i marrëdhënieve të mira të Rumanisë me Uashingtonin dhe veçanërisht mirëpritja e ushtarëve amerikanë në tokat e saj, nga aspekti i Rumanisë ka edhe më me kuptim.

Sigurisht që marrëdhëniet e afërta me Amerikën do të kenë dobi për Rumaninë. Por specialistët tërheqin vëmendjen se Bukureshti duhet të hedhë hapa më të ekuilibruara në politikën e jashtme pasi vendi mund të përballet me një sërë dëmesh. Për shembull Rumania, duke mbështetur shpërnguljen e ambasadës amerikane në Jerusalem, jo vetë që ra ndesh me Bashkimin Evropian por pezmatoi edhe vendet mike që zënë vend në hapësirën e gjerë të gjeografisë islame./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne