Koment: Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Komunikata e Stambollit

Pas nënshkrimit të vendimit nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, me thirrjen e Turqisë (kryesuese e radhës), Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) u mblodh në Stamboll. Pas Samitit OBI publikoi Komunikatën e Stambollit, që theksonte se Jerusalemi Lindor, që gjendet nën pushtim, është kryeqyteti i Palestinës. Kështu që Organizata e Bashkëpunimit Islam nënshkroi vendimin më të rëndësishëm, që nga themelimi e deri më sot. Me këtë vendim OBI për herë të parë dha mbështetjen më konkrete dhe më të fuqishme për Palestinën. Këtë e tregon edhe deklarata e presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas që e cilësoi mbledhjen si “një samit të rrallë me rezultat të suksesshëm”.

Samiti dhe Komunikata e Stambollit tregoi se Bota islame është në unitet dhe solidaritet në çështjen e Jerusalemit. Këtu duhet të hapim një parantezë për presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Sepse po të mos kishte qenë përpjekja e madhe e Erdoanit dhe diplomacisë turke nuk do të kishte qenë e mundur që OBI të tregonte një konsensus të tillë. Erdoan krizën e Jerusalemit nuk e sheh vetëm si një çështje të myslimanëve por të tërë njerëzimit dhe ndjek një politikë gjithëpërfshirëse në bazë të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Komunikata e Stambollit përmban detaje të rëndësishme. Në komunikatë theksohet se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bie ndesh me vendimet e Kombeve të Bashkuara. Në këtë aspekt i bëhet thirrje Amerikës të “heqë dorë nga vendimi i saj”. Gjithashtu kërkohet nga vendet e tjera që të evitojnë një vendim të tillë si ai i Amerikës. Në komunikatë Jerusalemi Lindor u shpall kryeqyteti i Shtetit Palestinez. Shprehja “Jerusalemi Lindor” tregon se Bota Islame e sheh pozitivisht zgjidhjen me dy shtete. Në komunikatë i bëhej thirrje të gjitha shteteve për të njohur Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i pushtuar i Palestinës. Si shtesë, në komunikatë u bë një thirrje edhe për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë thirrje nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së kërkohet që: -Të vejë urgjentisht në zbatim të gjitha përgjegjësitë. –Në miratojë statusin ligjor të Jerusalemit. –Ti japë fund pushtimit izraelit të Palestinës. –Sigurimi i mbrojtjes së popullit të palestinez nga drejtësia ndërkombëtare. –Zbatimi i të gjitha vendimeve të marra në çështjen e Palestinës.

Pas komunikatës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam vumë re se ka një kompromis të gjerë në fushën ndërkombëtare për arritjen e zgjidhjes së problemit Palestinë-Izrael mbi modelin me dy shtete. Ndërkohë që ka një platformë dhe shpresë të tillë nisma e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Trump dhe Kryeministrit të Izraelit, Netanjahu e rëndon edhe më shumë këtë problem.

Vendimet e marra në Samitin e Stambollit kanë cilësi historike për zgjidhjen e problemit Izrael-Palestinë. Për rajonin është shumë e rëndësishme qëndrimi krah këtyre vendimeve dhe vënien e tyre në zbatim. Nëse vendet islame do të hiqnin dora nga luftërat me njëra tjetrën me motive sektare dhe etnike dhe do të bashkoheshin me njëra-tjetrën, atëherë paqja në rajon do të stabilizohej më lehtë.

Organizata e Bashkimit Islam për herë të parë qëndron kaq e fuqishme pranë popullit palestinez. Në të njëjtën mënyrë i referohen Kombeve të Bashkuara dhe platformës ligjore ndërkombëtare. Me komunikatën përfundimtare të Samitit të Stambollit çështja e Palestinës merr një dimension të ri. Samiti i Stambollit tregoi se pavarësisht përleshjeve dhe përçarjeve në hapësirën gjeografike islame është e mundur shfaqja e iniciativës diplomatike.

Për mendimin tim vendimi më i rëndësishëm që doli nga Samiti është njohja e Jerusalemit Lindor si kryeqytet i Palestinës. Sepse e tërë bota islame e përvetëson këtë vendim dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet me këtë vendim. Ky vendim në të njëjtën kohë bën gjithashtu të pavlefshëm aksionin e Trumpit. Padyshim një vendim tjetër i rëndësishëm i marrë në Samitin e Stambollit është skualifikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rolin e ndërmjetësuesit të mosmarrëveshjes Palestinë-Izrael dhe parashikimi i një mekanizmi të ri për procesin e paqes në këtë çështje. Samiti dhe Komunikata e Stambollit tregon se së bashku me Botën Islame mund të përjetohen ndryshime rrënjësore mbi mentalitetin dhe ekuilibrat global. Sigurisht që një ndryshim kaq i madh nuk mund të realizohet përnjëherë dhe një çështje të vetme. Duhet të kemi parasysh se procesi në vijim mbart në vete mundësinë për kriza, tensione dhe përleshje kritike. Së fundmi, Bota Islame nën pararojën e Turqisë tregoi një qëndrim të fuqishëm. Por se si do të konkretizohet ky qëndrim, këtë do ta tregojë koha. Pasi pas këtij qëndrimi të fuqishëm duhet të hidhen hapa konkrete./ trt

Vlerësimi i akademikut Cemil Dogaç Ipek nga Fakultetit i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit Ataturk

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne