Koment – Shkaku i pamundësisë së parandalimit të dhunës dhe sulmeve individuale në Amerikë

Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 12 mijë persona humbin jetën në vit si pasojë e dhunës ose sulmeve individuale. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara parashikohet që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 280 milionë individë zotërojnë armë. Sipas kësaj kuptohet që 85 nga 100 amerikanë mbajnë armë. Sipas një statistike tjetër civilët e armatosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë 35% e të gjithë zotëruesve civilë të armëve në botë. E parë nga aspekti i shifrave që i përkasin armatimit dhe pasojës së tyre, sulmet individuale mund ti cilësojmë si sulme terroriste. Pasi si sulmet individuale ashtu edhe ato terroriste bëhen shkak për të njëjtën gjë; ato bëhen shkak për masakrimin ose plagosjen e civilëve.

Shembulli i fundit tipik i kësaj dhune individuale ose këtij terrori u përjetua muajin e shkuar në një hotel në Las Vegas. Sulmuesi i quajtur Eric Paddock, duke marrë me vete rreth 10 armë të ndryshme, hapi zjarr ndaj njerëzve që ishin duke dëgjuar një koncert dhe vrau 59 persona duke lënë 529 të tjerë të plagosur. Për të kuptuar shkaqet e dhunës dhe terrorit individual dhe çështjeve si politika e brendshme dhe dinamikat ligjore që bëhen shkak për këtë, duhet të ndalemi shkurtimisht tek historia e Amerikës, dinamikat shoqërore amerikane dhe faktorët që ndikojnë politikën e brendshme.

Nëse do të hidhnim një vështrim të përgjithshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë periudhës 1850-1920 vetëm nga Evropa rreth 30 milionë njerëz kanë emigruar në kontinentin e ri (SHBA) i cilit u quajt “Vendi i Mundësive”. Ndërkaq dihet se edhe në vitet 1470-1780 nga Afrika u sollën 9 deri në 11 milionë skllevër në Amerikë. Një valë e madhe njerëzish, rreth 30 milionë persona emigruan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë dy luftërave botërore. Si rrjedhojë amerikanët i shohin këto emigrime si çështjet më të rëndësishme historike dhe sociologjike të shekujve 19-të dhe 20-të. Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me sloganet ‘Melting Pot’ ose ‘Huddled Masses’, këtë popull të përbërë nga 72 pjesë, janë munduar ta mbajnë të bashkuar me idealin e zotërimit të mirëqenies ekonomike. Si rrjedhojë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë vend primar një shteti të përbërë nga emigrantë dhe strukturë sociologjike shumë pjesësh si dhe faktorët ekonomik ndër të cilët janë edhe shkaqet themelore të emigrimit.

Por faktorët ekonomikë, të vetëm, nuk janë të mjaftueshëm për të krijuar një aheng social ndërmjet popujve me kaq shumëllojshmëri etnike dhe fetare dhe për të siguruar një paqe të brendshme.

Sepse sistemi ekonomik i mbështetur në një paradigmë kapitaliste jo vetëm që nuk siguron drejtësinë sociale por bëhet shkak edhe për reaksionet e dhunës individuale dhe shoqërore të shpeshta të strukturës shoqërore shumëpjesëshe. Për shkak të strukturës sociologjike të përbërë nga grupe të ndryshme emigrantësh lidhja e dobët e historisë, kulturës, fesë, strukturës etnike, që janë elementë themelorë në lidhjen e njerëzve me njëri-tjetrin, baza sociale përbën një tjetër element të dobët. Për këtë arsye në shekullin e 19-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën në shesh rryma dhune shoqërore si nativizmi (rrënjë etnike), racizmi, ligjet kundër emigrantëve, diskriminimi ndaj njerëzve me ngjyrë (ligjet e Jim Crow), ksenofobia dhe diskriminimi ndaj aziatikëve (Yellow Journalism-Yellow Peril) dhe këto lloj dhune shfaqen herë pas here edhe gjatë shekullit të 20-të dhe në ditët tona.

Të gjitha këto sëmundje sociale dhe qasjet raciste të mbetura trashëgimi nga historia duke u bërë shkak për valë urrejtjeje bëhen shkak i dhunës individuale dhe sulmeve terroriste. Një shkak tjetër i dhunës individuale është individualizmi që përbën themelin social të shoqërisë amerikane dhe kapitalizmi që përbën themelin ekonomik. Sepse të dyja këto elemente bëjnë që ambiciet dhe interesat individuale të jenë mbi interesat shoqërore dhe kjo gjendje bën që të eliminohet mekanizmi i kontrollit shoqëror.

Edhe burimi më i rëndësishëm i armatimit personal dhe dhunës është Kushtetuta Amerikane. Sipas nenit të 5-të të kushtetutës së 4 mars 1789, armatimi personal është vlerësuar si pjesë e të drejtave dhe lirive vetjake. Në ligjin në fjalë (Amendamenti i Dytë) zë vend dispozita ku thuhet ‘Një forcë Milicie e rregullt është e nevojshme për sigurinë e një Shteti të lirë, e drejta e njerëzve për të mbajtur armë nuk do të shkelet”. Por po të mendojmë se ky ligj ka dalë nga kushtet historike në të cilat gjendej Amerika, menjëherë pas shpëtimit nga kolonizimi anglez, shohim qartë se kjo është një gjendje është koniunkturale dhe e përshtatshme për kushtet e asaj periudhe, por kjo nuk mund të jetë ekzistuese në kushtet e ditëve që ne jetojmë.

Por ambicia dhe fuqia ndikuese e lobit të fuqishëm të armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lë qeverinë të paaftë në këtë çështje dhe si rrjedhojë bëhet shkak për rritjen e dhunës.

Si përfundim, arsyeja më themelore e rritjes së dhunës individuale dhe përhapjes së reaksioneve shoqërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pasur parasysh edhe motivet historike dhe sociologjike të sipërpërmendura, duket se në këtë vend nuk është përvetësuar ende kultura e bashkëjetesës (së shoqërive të ndryshme).

Pas kësaj qëndrojnë faktorët ligjorë dhe politikë, problemet ekonomike, të cilat shkaktojnë dhunë në rritje në shoqëri. Kurse gabimet që bëjnë politikanët dhe administruesit vënë në lëvizje vijat e thyerjes dhe ndonjëherë, si në rastin e Las Vegasit, kthehen në tragjedi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne