Koment – Strategjia e re amerikane dhe Lindja e Mesme

– Nga Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin –

Dokumenti i 17-të i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, i hartuar nga këshilltari i Presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, McMaster dhe ekipi i tij, ka dallime thelbësore në krahasim me dokumentet e ngjashme të mëparshme. Sepse në dokumentin e hartuar në kuadër të konceptit “Amerika e Para” duket qartë se nuk i është kushtuar rëndësi mbrojtjes së vlerave demokratike dhe përhapjes së vlerave universale liberale, vlera që kanë pasur një rëndësi themelore për presidentët pararendës.

Mosvlerësimi i këtyre elementëve, të cilët janë elementët kryesore të dominimit global amerikan që u shfaq gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë dhe mosvënia e theksit në rolin e ShBA-së si vend lider në sistemin ndërkombëtar, për dallim nga periudhat e kaluara, bën që ky dokument të dallohet nga dokumentet e mëparshme.

Në përgjithësi në këtë dokument nuk bëhet fjalë aspak për globalizimin, ndërsa si pikë themelore vihet theksi në sigurimin e mirëqenies së qytetarëve amerikanë, rritjen e kapacitetit ushtarak për sigurinë e ShBA-së dhe në zhvillimin e sistemeve të reja të armatimit.

Koment – Thika në majë të shkopit | TRT Shqip

Ndërkaq përmendja në këtë dokument të shtet-kombeve si pjesë e një konkurrence të vazhdueshme dhe vënia e theksit në nevojën për të luftuar në çdo front për të garantuar sigurinë e ShBA-së, tregon një ndryshim rrënjësor në strategjinë kombëtare amerikane nga aspekti i sistemit dhe i politikës ndërkombëtare. Në këtë kuadër perceptimi i Koresë dhe Iranit si kërcënim dhe i Rusisë dhe Kinës si rivalë janë tregues të këtij ndryshimi. Sepse ShBA-të, në kuadër të vlerave liberale dhe fenomenit të globalizmit, me anë të bashkëpunimit të gjithanshëm me Kinën dhe Rusinë kanë përvetësuar politikën e përshtatjes në sistemin liberal dhe në organizatat ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë.

Por, parashikimi i ShBA-së, që rezultoi me pamundësinë e frenimit të deficitit në rritje të tregtisë së jashtme, krijuar me politikën liberale globale, ndikoi në përcaktimin e strategjisë së re globale. Ndërkaq kjo situatë të lë të nënkuptosh se ShBA-ja gjatë periudhës së ardhshme nuk do të ndjekë një politikë me peshë të dominuesit global, por një politikë të linjës së lëvizjes si një forcë rajonale të fokusuar tek siguria.

Ndërsa nëse vlerësohet në kontekstin e Lindjes së Mesme, dokumenti i ri amerikan lavdëron marrëdhëniet e zhvilluara me aleatët e saj në këtë rajon dhe në kuadër të ‘doktrinës së Trumpit’, e cila thotë “Amerika e Para” dhe “Amerika nuk është e vetmuar”, vë theksin në luftën e përbashkët të ShBA-së me aleatët, luftë që zhvillohet kundër ideologjive radikale dhe fundamentalizmit islam.

Ndërkohë që Izraeli shikohet si në partner kryesor në Lindjen e Mesme, Egjipti dhe Arabia Saudite në dokument janë përmendur si partnerë strategjike rajonalë. Turqia në këtë dokument nuk përmendet, ndërsa për Iranin thuhet se paraqet pengesë për paqen dhe stabilitetin e rajonit me anë të “terrorit radikal islam” dhe me përkrahjen që i jep terrorizmit.

Kremlini: Uashingtoni kërkon një rend botëror njëpolar | TRT Shqip

Gjithashtu në dokument thuhet se konflikti izraelito-palestinez nuk paraqet pengesë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Lindjes së Mesme dhe pretendohet se Izraeli nuk luan rol në këtë. Në këtë mënyrë në strategjinë e re amerikane janë bërë përpjekje për të krijuar terren për bashkëpunim të detyruar të vendeve të rajonit me Izraelin në bazë të “interesave të përbashkëta”.

Si përfundim duket se dokumenti i ri i strategjisë amerikane, i vënë në qarkullim rishtas, është një pasqyrim i regresit intelektual dhe mendor që vihet re sot në politikën botërore. Strategjia e re amerikane e bazuar në siguri dhe forcë dhe e planifikuar në kuadër të parimeve të mirëqenies koloniale mund të përshkruhet si strategji e ngurtë realiste, proteksioniste dhe pragmatiste. Ky dokument nxjerr në pah një shtet të shqetësuar nga humbja e fuqisë dhe që përpiqet të manovrojë për t’u mbrojtur. Kjo strategji ashtu siç është, përmban elementet e sistemit të ekuilibrit të fuqive të përqendruara në gjeopolitikë ose paraqet rikthim në regjimin e Luftës së Ftohtë. Tani na mbetet të shohim se a do të kthehet sistemi dhe politika ndërkombëtare në faqen e errët të historisë së saj.

Kjo tregon se hegjemonia globale e Amerikës tani ka hyrë në një periudhë të vështirë. Të lë përshtypjen se do të ndiqet një politikë të ngurtë realiste, një politikë sigurie dhe pragmatiste. Në këtë situatë këto janë elementet, të cilat shtojnë rrezikun e luftës në Lindjen e Mesme. Ndërkohë që në dokumentin e strategjisë së re amerikane nuk bëhet fjalë për globalizmin, bëhet e ditur se tregtia e jashtme do të zhvillohet mbi themelet e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo nënkupton uljen me armë (me detyrim) edhe në tavolinën e pazarllëqeve ekonomike. Ndoshta më e frikshme është mundësia e kundërpërgjigjes me armë bërthamore ndaj një sulmi të thjeshtë me armë konvencionale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne