Koment – Tensioni me flamurin në Kirkuk

Të gjitha sytë për një kohë të gjatë janë kthyer nga Iraku për shkak të rrezikut nga DAESH-i. Ndërkohë edhe Kuvendi Rajonal i Kirkukut mori vendim për vendosjen e flamurit të Udhëheqjes Rajonale Kurde në Veri të Irakut pranë flamurit irakian nëpër institucionet publike. Ky vendim bëri që e gjithë vëmendja nga Mosuli të përqendrohet në Kirkuk.

Para pak kohe prefekti i Kirkukut publikoi një qarkore me të cilën obligoi përdorimin e gjuhës kurdë krahas asaj arabe në institucionet publike dhe në shkresat zyrtare. Në këtë mënyrë gjuha kurdë u bë gjuha e dytë zyrtare së bashku me gjuhën arabe. Kështu gjuha turke e turkmenëve, të cilët janë grupi etnik më i populluar dhe më i arsimuar i rajonit, do të mbetet jashtë institucioneve shtetërore, mediave dhe shkollave. Mirëpo edhe Udhëheqja Rajonale Kurde në Veri të Irakut deklaroi se gjatë këtij viti do të organizoj referendum për pavarësi. Gjithashtu mori vendim që në të gjitha institucionet publike në Kirkuk krahas flamurit të vendoset edhe flamuri i Udhëheqjes Rajonale Kurde. Ndërkaq Kuvendi i Irakut e hodhi poshtë këtë vendim dhe vendosi që në institucionet dhe organizatat publike në Kirkuk të vendoset vetëm flamuri i Irakut. Edhe kryetari i Frontit Turkmen të Irakut dhe deputeti i Kirkukut, Ershad Salihi reagoi duke thënë se “Prefekti luan me zjarr”.

Ato që u jetuan në Kirkuk janë pjesë e një procesi të gjatë. Prej vitit 1920 e këtej mbi turkmenët në Kirkuk zhvillohet një presion i madh. Deri në vitin 1960 Kirkuku ka qenë një qytet me shumicë të popullatës turkmene. Prej kohës së mbretërisë e këtej Iraku gjithmonë bëri përpjekje që ta arabizoj Kirkukun. Këtë zbatim e vazhdoi edhe pushteti i partisë BAAS.

Gjatë historisë ka patur shembuj të shumtë të rasteve të reprezaljeve të kryera ndaj turkmenëve. Më 4 maj të vitit 1924 ushtarët irakian pa asnjë arsye bastisën shtëpitë e turkemenëve dhe vranë mbi 100 persona. Ndërkaq më 12 korrik 1946 forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj punëtorëve turkmenë, të cilët filluan me grevë. Ndërkaq pas vrasjes së një turkmeni nga ana e njerëzve të Mustafa Barzanit më 14 korrik të vitit 1959, në qytet u jetuan trazirat e mëdha. Ushtria irakiane së bashku me peshmerget vranë me qindra turkmenë në këto trazira. Ndërsa me urdhrin e Sadam Huseynit më 16 janar 1980 u ekzekutuan me vdekje intelektualët turkmenë të Kirkukut. Në vitin 1992 civilët turkmenë u pushkatuan në Tuzhurmatu dhe u shkatërruan veprat mijëravjeçare të turkmenëve. Ndërsa në qytezën Altinkopru u vranë edhe gra e fëmijët turkmenë.

Gjatë pushtimit të Irakut nga ana e ShBA-së në vitin 2003 dhe me marrjen “de facto” të Kirkukut nga ana e forcave kurde, u jetua një migrim intensiv i kurdëve drejt qytetit. Mirëpo në Kirkuk ende ndodhen një numër i konsiderueshëm i turkmenëve. Në tre nga katër nënprefekturat e Kirkukut (Merkez, Dibis, Tavuk) numri i popullatës turkmene është i ngjeshur. Turkmenët gjithashtu jetojnë në mënyrë të ngjeshur edhe në qytezën Tazehurmatu.

Kërkesa e Udhëheqjes Rajonale Kurde në Veri të Irakut nuk është legjitim nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare. Retorika e Udhëheqjes Rajonale Kurde në lidhje me pavarësinë bazohet në të drejtën e vetëvendosjen e së ardhmes së tyre. Mirëpo për të përdorur të drejtën për vetëvendosje duhet të plotësohen disa kushte. Në qoftë se bëhet fjalë për kërkesën e një vendi për të shpëtuar nga zgjedha e kolonizimit dhe parashtrohet kërkesa për tu ndarë nga udhëheqja represive dhe diskriminuese, atëherë përdoret kjo e drejtë. Gjithashtu kjo e drejtë mund të përdoret nëse arrihet në marrëveshje mes palëve për ndarje ose në qoftë se një ndarje e tillë lejohet me kushtetutën e vendit. Prandaj, e drejta për vetëvendosje nuk do të thotë se dikush mund të ndahet dhe të shpall pavarësi kur të dëshiron.

Në nenin 140 të kushtetutës së Irakut thuhet: “Vullneti i popullit në Kirkuk dhe në zonat tjera të kontestuar përcaktohet me anë të referendumit që do të organizohen jo më larg se deri më datën 31 dhjetor 2007”. Deri më sot në Kirkuk nuk është mbajtur ndonjë referendum. Prandaj statusi i tij është i pezulluar. Ndërkaq zhvillimet e jetuara kohëve të fundit nuk janë nxitur nga Mesut Barzani dhe partia e tij KDP. Aktorët kryesor të nxitjes së kësaj krize janë Hero Talabani lideri i partisë KYB dhe prefekti i Kirkukut, Nexhmetin Kerim që është edhe një aleat i fortë i tij në Kirkuk. Siç duket kriza e flamurit në Kirkuk nuk do të jetë kriza e fundit në këtë rajon në afat të shkurtë. Ndërkaq në afat të gjatë duke se Kirkuku është njëra prej zonave me mundësi të lartë të shpërthimit të konflikteve pas DAESH-it në Irak.

Pas kalimit të Kirkukut nën kontrollin e grupeve kurde në vitin 2005 Turqia bëri deklarata të ashpra. Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili në atë kohë ishte Kryeministër i Turqisë, kishte thënë se është e nevojshme që ti jepet fund menjëherë zbatimeve të tilla në Kirkuk. Edhe gjeneralarmate, Ilker Basbug, i cili atë kohë ka qenë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, kishte thënë se “Ruajtja e statusit të posaçëm të Kirkukut është e rëndësisë jetike për Turqinë”. Ndërkaq qëndrimi i Turqisë në lidhje me këtë çështje edhe sot është i njëjtë. Ruajtja e tërësisë territoriale është njëra prej parimeve të politikës së jashtme të cilës Turqia i kushton shumë rëndësi. Prandaj nuk mund të pritet që Turqia të lejojë destabilizime të reja të rajonit, përleshje dhe aktivitete të organizatave terroriste të cilat do të përfitojnë nga këto.

Autor: Cemil Dogaç Ipek/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne