Koment i TRT: Arabia Saudite dhe Libani nën hijen e krizës

Autor: Cemil Dogaç Ipek

Në Arabinë Saudite janë ndaluar mbi 30 zyrtarë të lartë në mesin e të cilëve ndodhen edhe 11 princër. Në anën tjetër Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, i ndodhur në Riad për kontakte të ndryshme, dha dorëheqje me arsyetim se Hizbullahu është duke përgatitur komplote kundër tij. Hariri akuzon Iranin për përpjekje për të dominuar në Liban nëpërmjet Hizbullahut. Deklarata të tilla të Haririt, i cili ndodhet në postin e kryeministrit në saje të Hizbullahut dhe që bëhet sikur për herë të parë dëgjon për aktivitetet e Iranit në rajon, paraqesin një situatë mjaftë interesante. Kjo situatë forcon edhe më shumë pretendimet e Hizbullahut se “Hariri është detyruar nga Arabia Saudite në dorëheqje”. Ndërkaq për të gjithë ata që merren me çështjet e rajonit u bie në mend kjo pyetje: “A do të shndërrohet tensionimi mes Riadit dhe Teheranit mbi Libanin në një konflikt të ri në rajon?” Padyshim që në qoftë se ndodhë ndonjë gjë e tillë kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për rajonin e Lindjes së Mesme. Por, në rajon do të mund të ndodhte diçka e tillë nëse tensionimi vazhdon në këtë mënyrë. Sipas strukturës politike të krijuar në vitin 1930 nga ana e francezëve në Liban, Presidenti i vendit zgjidhet nga radhët e krishterëve Maruni, Kryeministri nga myslimanët suni, ndërkaq Kryetari i Kuvendit nga radhët e myslimanëve shii. Kjo strukturë e ngatërruar politike në Liban e bën vendin më të ekspozuar ndaj ndërhyrjeve të jashtme. Për këtë arsye disa vende perëndimore, Arabia Saudite dhe Irani, mund të ndërhyjnë në strukturën e brendshme të Libanit. Ndërkohë që Irani e përdorë Hizbullahun si mjet efektiv, Arabia Saudite bën përpjekje për të krijuar vend për vete në këtë rajon nëpërmjet familjes së Haririt.

Ndërkohë që rajoni i Lindjes së Mesme është duke u interesuar me krizën e Sirisë, çështja e Libanit nuk tërheq shumë vëmendjen. Por, zhvillimet e fundit bënë që të gjitha sytë të kthehen nga Libani, i cili është i lodhur nga lufta civile. Ato që u jetuan në Siri bënë që të rritet edhe ndikimi i Iranit në rajon. Pasqyrimi i këtij ekspansionizmi në Liban është Hizbullahu. Fusha e ndikimit, të cilën Irani përpiqet të krijoj në Siri, është vendosur shumë më herët në Liban në saje të Hizbullahut. Ndërsa Izraeli është pjesërisht i kënaqur nga interesimi i Hizbullahut me Sirinë, por problemi nga aspekti i Izraelit qëndron këtu: Ato që u jetuan në Siri e forcuan edhe më shumë Hizbullahun. Në anën tjetër, Hizbullahu i drejtuar nga Irani dhe të cilin Izraeli e perceptonte si kërcënim, tani ka me dhjetëra mijëra milicë.

Ndërkaq ka edhe prej atyre të cilët ndryshimet e brendshme të jetuara në Arabinë Saudite i vlerësojnë nga perspektiva e politikës së brendshme dhe ajo ekonomike. Sipas këtyre vlerësimeve retorikat kundër Iranit dhe Hizbullahut, Arabia Saudite i përdorë për të mbuluar luftën e brendshme për pushtet. Mirëpo kërcënimet për luftë të Arabisë Saudite do të mund të shkaktoj më shumë se një përleshje të vogël që do të mund të nxitet për të treguar fuqinë e Muhammed Bin Salman. Politikat që Arabia Saudite ndjekin në Katar, Jemen dhe Siri, tregojnë se ky vend do të mund të shkaktoj tensionime ushtarake në Lindjen e Mesme.

Ato që po jetohen në Arabinë Saudite, Turqia i shikon si çështje të brendshme të këtij vendi. Në anën tjetër Arabia Saudite nuk rregulloi marrëdhëniet e saj me Ankaranë të lëkundura pas përkrahjes së Turqisë të dhënë në krizën me Katarin dhe të referendumit në Veri të Irakut, gjithashtu nuk hodhi hapa që do të mund të tensiononin edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas të gjitha gjasave të dyja vendet janë të mendimit se zhvillimet me qendër në Liban nuk do të dëmtojnë drejtpërdrejt marrëdhëniet e tyre. Një konflikt që do të mund të jetohet në Liban do të shkaktoj uljen e pranisë së Hizbullahut në Siri dhe kjo do të dobësoj edhe udhëheqjen e Esadit. Lënia jashtë lojës e Hizbullahut në Siri do të rrit edhe më shumë nevojën për Turqinë. Kjo situatë do të nxjerr në pah një koniunkturë më me avantazh në luftën e Turqisë kundër organizatës terroriste PKK/YPG. Një konflikt i mundshëm në Liban do të vështirësonte ShBA-të dhe aleatët të ndërmarrin ndonjë hap ndaj operacioneve që do të ndërmerrte Turqia ndaj PKK/YPG-së në Siri. Gjithashtu Irani dhe Rusia do të mund të bëjnë që ekuilibrat në Siri të kthehen në favor të Turqisë. Natyrisht që kjo mundësi është e vlefshme vetëm në rast të ndonjë zhvillimi me qendër Libanin. Në qoftë se Arabia Saudite në vend të Libanit, sërish kthehet nga Katari, kjo do të shkaktoj një tensionim të ri në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Procesi i filluar në Arabinë Saudite nën ombrellën e luftës kundër terrorit dhe dorëheqja e Haririt, sipas të gjitha gjasave tregon në një pikëkthesë të re në Lindjen e Mesme. Ato që u jetuan janë aq të ngatërruara sa që nuk do të mund të shpjegohen vetëm me ndryshimin e pushtetit në Arabinë Saudite. Ndryshimi i këtij pushteti do të mund të shkaktoj një konflikt të ri në Lindjen e Mesme. Nga kjo situatë do të ndikohet edhe Turqia. Në qoftë se marrim parasysh edhe praninë e turkmenëve në Liban, diplomacia turke do të ndjek një strategji të paanshme aktive dhe do të vihet në veprim për të mbajtur larg nga konfliktet të dyja palët. Si përfundim rrjedha e kësaj krize do të sjell me vete edhe shanse edhe kërcënime të reja për Turqinë. Sipas të gjitha gjasave diplomacia turke do të ketë parasysh këtë situatë dhe do të hedhë hapa të kujdesshme./ trt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne