Koment – Vendet botërore rrëfehen për lidhjen mes PKK/KCK dhe PYD/YPG

Përcaktimet se PYD/YPG-ja është fraksion i organizatës terroriste PKK/KCK në Siri janë pranuar nga shërbimet informative dhe të departamenteve të sigurisë të shumicës së vendeve, ndërsa edhe deklaratat e bëra nga ana e shumicës së vendeve kanë vënë në pah këtë lidhje organike. Në këtë kuadër më poshtë janë paraqitur deklaratat në bazë të vendeve se PYD/YPG është një organizatë terroriste dhe ka lidhje organike me PKK-në:

1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA); Në faqen zyrtare të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) organizata PYD/YPG, të cilën ShBA-ja e mbështet me armë, logjistikë dhe trajnime, është përcaktuar si fraksion i organizatës terroriste PKK/KCK në Siri. Në analizat që shërbimi në fjalë bëri në lidhje me këtë vend thuhet se PYD/YPG-ja është “organizatë terroriste me burime nga jashtë”, e cila është aktive në Siri. Së bashku me këtë në faqen zyrtare në fjalë për ish-liderin e PYD-së, Salih Muslim thuhet se është përfaqësues i PKK/KCK-së në Siri. Ndërkaq edhe në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare Antiterror (NCTC), të cilën ShBA-ja e formoi pas sulmeve të 11 shtatorit për të siguruar koordinimin e nevojshëm në kuadër të luftës kundër terrorit, PYD/YPG-ja ishte pranuar si fraksioni i PKK/KCK-së në Siri, ndërsa më pas u pa se kjo deklaratë është hequr nga faqja. Krahas deklaratave të bëra nga agjencitë e inteligjencës, CIA dhe NCTC, Sekretari i Mbrojtjes gjatë mandatit të Presidentit Obama, Ashton Carter gjatë mbledhjes së Senatit amerikan me temë DAESH-in ishte rrëfyer për lidhjen mes YPG dhe PKK-së.

2. Së bashku me këtë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert në deklaratën e saj në lidhje me Turqinë dhe hapat e saj në rajon të bërë gjatë konferencës ditore për shtyp të datës 26 janar 2018, “YPG-në”, që është pjesë e PYD-së, e quajti “PKK”. Më pas Nauert, duke mos bërë asnjë korrigjim, tha se “Turqia ka kthyer sytë prej DAESH-it në veriperëndim të Sirisë dhe është dhënë pas PKK-së. Ne duam stabilitet në këtë zonë”. Më vonë doli në pah se PYD-ja, që është fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri dhe e cila mbështetet në mënyrë të hapur nga ShBA-ja, madje të cilën ajo e konsideron edhe si aleate, gjatë mbledhjes së NATO-së të mbajtur në vitin 2013 ishte shpallur si organizatë terroriste, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë miratuar këtë dokument. Sipas informatave të marra nga burimet pranë NATO-s, në qershor të vitit 2013 në Bruksel të Belgjikës, ku ndodhet edhe shtabi i NATO-së, me pjesëmarrjen e ShBA-së dhe anëtarëve të tjerë të aleancës janë zhvilluar punimet mbi Dokumentin Strategjik të Inteligjencës së NATO-s. Në dokumentin e dalë si rezultat i këtyre punimeve PYD/YPG-ja krahas KCK/PKK-së u cilësua si një “organizatë terroriste”. ShBA-ja me miratimin e këtij dokumenti ka pranuar edhe zyrtarisht këtë fakt. Në dokumentin MC-160, i cili është një dokument i rëndësishëm strategjik i inteligjencës së NATO-s, është regjistruar edhe zyrtarisht se PYD-ja është një organizatë terroriste e lidhur me PKK-në. Komandanti i Forcave Speciale të ShBA-së, gjeneralarmate Raynold Thomas bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me PYD-në gjatë mbledhjes vjetore të sigurisë të mbajtur në Colorado nën patronazhin e institutit amerikan të mendimeve “Aspen Institute”. Për shkak të lidhjes së kësaj organizate me organizatën terroriste PKK, Thomas i propozoi YPG-së ndryshimin e emrit në “Forcat Demokratike Siriane”. Ai kishte thënë se ndryshimi i emrit “sadopak rriti kredibilitetin e YPG-së”.

3. Thomas bëri të ditur se YPG-së i ka shpjeguar problemet e shkaktuara nga perceptimi i lidhjes me PKK-në, ndërsa ka thënë se “Ata duhet të punojnë vet mbi formimin e markës së tyre. Në qoftë se vazhdojnë të mbeten të lidhur me ‘produktin e vjetër’, pra me lidhjen me PKK-në do të krijohen vështirësitë e padëshiruara në marrëdhëniet”. Në përgjigjen që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dha raportit 79 faqesh të hartuar në mars të vitit 2016 nga ana e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Anglez e që mbanë titullin “Presion apo përmirësim? Është koha e vendimit për Turqinë – Deputetët përkrahin rolin pozitiv të Anglisë”, thuhet se Turqia ka të drejtën legjitime të vetëmbrojtjes kundër dhunës së PKK-së. Në këtë përgjigje, ku vihet theksi se “PKK-ja është e përfshirë në listën e organizatave terroriste të Mbretërisë së Bashkuar”, ndërkaq në lidhje me organizatën terroriste PYD/YPG, që është fraksion i PKK-së në Siri, thuhet se “YPG-ja nuk është e përfshirë në listën e organizatave terroriste të Anglisë. Në të njëjtën kohë shprehet shqetësimi nga lidhja e YPG-së dhe krahut politik të saj PYD me PKK-në. Prandaj i marrim seriozisht lajmet në këtë drejtim dhe angazhohemi në ndërveprime me PYD-në. I bëjmë thirrje YPG dhe PYD-së të distancohen nga PKK-ja dhe aktet terroriste“. Gjithashtu ambasadori i Anglisë në Turqi, Richard Moore ka bërë deklarata të rëndësishme në lidhje me çështjet e rëndësishme me në krye terrorin dhe çështjen e Sirisë. Duke nënvizuar se Anglia është miku më i fortë i Turqisë në luftën kundër PKK-së, Moore bëri të ditur se “Qëndrimi ynë në këtë çështje është i qartë, PKK-ja është një organizatë terroriste, ndërsa PYD-ja është e lidhur me të. Në qoftë se vizitoni zyrat e PYD-së do ti shihni fotografitë e Abdullah Ocalanit”.

4.Ndërkaq ministri anglez Përgjegjës për Lindjen e Mesme, Alistair Burt për lidhjen mes organizatës terroriste PKK dhe PYD/YPG ka thënë se “Jemi të vetëdijshëm për marrëdhëniet mes tyre. Gjatë bisedës me PYD dhe YPG-në çdo herë u themi se duhet të ndërprenë marrëdhëniet me PKK-në. Ndërkaq sipas të gjitha gjasave nuk e zbatojnë këtë në praktikë. Lidhja mes tyre është e qartë”. Ministri Burt gjithashtu ka thënë se “Ne nuk kemi lidhje me PKK-në, por jemi të shqetësuar nga lidhjet e mundshme dhe çdoherë i bëjmë thirrje PYD-së të ndërpret çdo lidhje të mundshme me PKK-në”. Në anën tjetër personi S.O., i cili jeton në Angli, ishte dënuar me 21 muaj burgim nga gjykata angleze me arsyetim se do ti bashkëngjitet PKK-së. Në mesazhin e regjistruar në video dhe në letrën që personi në fjalë i la familjes së tij, thuhet se do të shkojë në Ayn Al-Arab (Kobani) dhe do t’i bashkëngjitet PKK-së për të luftuar kundër DAESH-it. Ndërkaq edhe vendimi i marrë nga gjyqësori anglez ishte i cilësisë së përkrahjes së deklaratave se PYD/YPG-ja, e cila është e lidhur me PKK-në, është aktive në Siri. Në lajmet e publikuara më 4 shkurt 2018 në Gjermani bëhet e ditur se bashkëkryesuesja e Partisë së Majtë, Katja Kipping në fjalimin e saj të mbajtur në Parlamentin e Gjermanisë ka dënuar operacionin e Forcave të Armatosura të Turqisë në Afrin dhe ka reaguar ashpër ndaj qeverisë gjermane për mosbërjen e ndonjë deklarate në shenjë dënimi të këtij operacioni. Pas kësaj deputeti i Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Petr Bystron në reagimin e tij të bërë ndaj deputetëve të Partisë së Majtë, të cilët mbanin zi për terroristët e vrarë në Afrin ka thënë: “Turqia është duke luftuar kundër YPG-së, fraksionit të PKK-së, të cilën Gjermania e cilëson si organizatë terroriste. Ndërkaq ju shqetësoheni nga goditja e miqve tuaj marksist të PKK-së. Ju mblidhni para nëpërmjet grupeve ilegale me të cilat blini armë dhe e ndihmoni PKK-në”.

5.Ministri i Jashtëm holandez, Halbe Zijlstra, në një prononcim të tij të bërë më 30 janar në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë, duke aluduar në nenin 51 të Kartës së OKB-së e cila përcakton të drejtën e vetëmbrojtjes legjitime ka thënë se “Turqia ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve të hapura. Ajo ka shenja të mjaftueshme për vetëmbrojtje. YPG-ja nuk është e pafajshme. Qeveria e Holandës asnjëherë nuk e ka mbështetur YPG-në. YPG-ja ka lidhje të forta me PKK-në, ndërsa kjo e fundit edhe sipas Holandës edhe sipas Evropës është organizatë terroriste”. Ndërkaq nëse shikojmë në vendimin gjyqësor në Spanjë për lidhjen mes PKK/KCK dhe PYD/YPG-së, do të shohim se Ministria e Jashtme e Spanjës në deklaratën e saj të bërë më 27 janar 2016 njofton për arrestimin e 8 shtetasve spanjoll dhe 1 turk për lidhjen e tyre me organizatën terroriste PKK. Të arrestuarit kanë rekrutuar në vende të ndryshme të Evropës militantë të rinj për PYD/YPG-në, fraksionin sirianë të PKK/KCK-së. Në aktakuzën e Gjykatës Speciale të datës 23 janar 2017 thuhet se në kuadër të luftës kundër DAESH-it dy të pandehur janë trajnuar në veri të Sirisë, i janë bashkuar YPG-së, krahut të armatosur të PKK-së në veri të Sirisë, kanë luftuar në radhë të para të YPG-së duke i zbatuar direktivat e PKK-së. Ky vendim i marrë nga ana e Spanjës është tregues se ky vend pranon lidhjen mes PYD/YPG-së me PKK/KCK-në./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne