Kurtulmus: Me përshkallëzimin e tensionimit të Katarit do të pësojnë të gjitha vendet

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtulmus bëri të ditur që në qoftë se kriza e Katarit përshkallëzohet edhe më shumë atëherë të gjitha vendet e rajonit do të paguajnë kosto të lartë.

Numan Kurtulmus pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri deklarata të rëndësishme.

Në vlerësimin e tij të bërë për krizën e jetuar mes vendeve të Gjirit dhe Katarit, Kurtulmus tha: “Nuk është e nevojshme të jesh magjistarë për të paraparë që në qoftë se thellohet kjo krizë të gjitha vendet e rajonit do të paguajnë kosto të lartë”.

Duke vënë në dukje se në rajonin e Lindjes së Mesme janë duke u bërë përpjekjet për të nxitur një luftë ndërsektare, Kurtlumus tha se Turqia është duke bërë atë që i takon në çështjen e krizës ndërsektare që ajo të zgjidhet me maturi dhe në një mënyrë të sinqertë, ndërsa këtë i propozon të gjithë vendeve tjera.

Në rendin e ditës së zëvendëskryeministrit ishte edhe vendimi i udhëheqjes vendore kurde në Veri të Irakut për organizimin e referendumit.

“Referendumi i pavarësisë që do të organizohet do të shkaktoj edhe më shumë trazira në rajonin edhe ashtu të trazuar, pra përveç rritjes së destabilitetit nuk do të sjell asnjë rezultat tjetër”, deklaroi zëvendëskryeministri Kurtulmus./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne