Komentuesi i kujton rrënjët e hashashit, Rama e kërcënon me ….

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohën sot pas takimit me Metën, edhe të kujdeset për ndjekësit e tij në fb. Rama është kapur me disa prej komentuesve. Ja përgjigjet e tij.

Aureli: Duhet nje i huaj i paguar nga PsikoRama qe te na tregoj sa gjelberim ka Tirana? E ka betonizuar 12 vjet kryetar bashkie.

Rama: Aurel, je shume i lodhur me kete akuze te lodhur dhe me siguri nuk e ke idene as si ishte dhe as si do behet Tirana, fale themeleve qe vura une dhe ndertimit te metejshem nga Lali Eri te rruges drejt Tiranes qe duam, pas kater vjet gerrhimash e panolinash te Xhaxhi Lulit ne bashkine e kryeqytetit

Niti: O intrigantet e vendit ton mbillni prap sivjet se e nxoret ne drit si pune saliut

Rama: Niti, mos perdor emrin Vlore te pakten se na turperove fare me kete gjuhe si sepate

Mandi: Ngele duke ber palestra per dite,po nje klub si DINAMO qe po eshkrin kjo eshte rilindja,ku jan premtimet

Rama: Cilin klub Mandi apo e ke fjalen per ish-godinen e Dinamos qe u katandis ne 25 vjet si hotel per minj muskuloze, insekte krahelehta e hardhuca notare neper rrjedhat e ujrave te bardha e te zeza mur me mur e korridor me korridor?!

Genti: Vallahi me kte rritjen e rrogave na e fute the 10% de na dhe 10 mi lek Te vjetra

Rama: Me fal cfare pune ben ti Genti dhe cfare rroge kishe dhe ke?

Ervini: O zoti kryeminister duhet me mjedh dhe ja 50000 rroj hashash..vetem kshu hecen perpara

Rama: Ervin mos harro rripin e sigurise ti lal se po ha fiks nje gjobe aq sa ato rrojet qe ke shkruar ketu dhe se i ve nje rrip sigurie edhe mendjes nuk bo keq menoje iher he xhan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne