Rajoni

Komision greko-maqedonas për të “pastruar” tekstet shkollore

Athina zyrtare kërkon që Maqedonia të largojë nga tekstet shkollore irredentizmin dhe hartat gjeografike. Në lidhje me këtë ka folur shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, i cili në një intervistë për televizionin ERT, ka thënë se pret që në nëntor të këtij viti të formohet një komision i veçantë që do të mirret me këtë çështje. Kocijas në këtë temë thotë se ka diskutuar edhe me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov, në Nju Jork. Ai ka thënë po ashtu, se pret që pas zgjedhjeve të vlerësojnë nëse Qeveria e re në vend, do përforcojë pozitën e saj që të mund të fillojnë negociatat më serioze për zgjidhjen e çështjes së emrit.

NIKOS KOCIJAS, MINISTËR I JASHTËM I GREQISË

“Jemi dakorduar që të formojmë një komision të përbashkët nga nëntori i këtij viti, i cili në afat prej katër muajve do të duhet të kryejë punën e tij – largimin e irredentizmit nga tekstet shkollore dhe hartat gjeografike në to. Ai është një hap shumë i rëndësishëm, ndërsa vijojnë edhe hapa të tjerë për të cilat tani më kemi biseduar”

Kocijas ka thënë se zgjidhja e këtij kontesti  është e domosdoshme për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

NIKOS KOCIJAS, MINISTËR I JASHTËM I GREQISË

“Vendi ynë fqinj dhe theksoj miqësor, sepse popujt tanë kanë shumë raporte fqinjësore, nuk mund të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, siç janë NATO dhe BE, pa u zgjidhur çëshjta për emrin, që është paraparë edhe në Marrëveshjen e Përkohshme. Mungesa e Marrëveshjes së përkohshme ishte ajo që parashihte që kontesti për emrin të zgjidhej shpejtë që do t’i mundësonte vendit fqinj të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, por nuk parashihte çfarë masash duhet të ndërmerren nëse nuk gjendet zgjidhe. Në fakt, në dekadat e kaluara nuk kemi pasur negociata thelbësore”.

Në lidhje me propozimet rreth emrit, ai ka thënë se pala greke nuk ka dhënë asnjë propozim, ndërsa ato që qarkullojnë nëpër mediat greke ai i konsideron interpretime të lira gazetareske./ shenja

OPINIONE

INTERVISTA