Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Prokurorit Besim Hajdarmataj

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit Besim Hajdarmataj.

Këtë fundit KPK e konfirmoi në detyrë më 16 tetor, ku u theksua se nuk ka shkelje nga ana e prokurorit. Komisioneri Publik, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ka ankimuar vendimin e KPK-së.

Njoftimi:

Në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të z. Besim Hajdarmataj.

Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

(12:18:37 PM) njoftimi per besimin

Kush është Besim Hajdarmataj?

Besim Hajdarmataj ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Por më 2018 ai u shkarkua nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga kryeprokurorja Arta Marku, dhe në vend të tij u vendos Donika Prela.

Disa muaj më vonë, Marku e transferoi Hajdarmatajn në Progradec, por në fillim të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ktheu atë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë por këtë herë si prokuror./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne