Komisioni Hetimor vendos të pyesë edhe “Venecian” për shkarkimin e presidentit Meta

Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, ka miratuar me 9 vota pro kërkesën  e anëtares dhe sekretares, Klotilda Bushka, për marrjen e një opinioni nga Komisioni Venecias për shkeljet kushtetuese të kreut të shtetit, Ilir Meta.

Më herët në mbledhje, nënkryetari i komisionit, deputetit Alban Zeneli, kërkoi asistimin e ekspertëve të huaj, që u miratua gjithashtu unanimisht.

Në nisje të mbledhjes, Komisioni vendosi miratimin e “Planit Paraprak të Hetimit”, që përcakton veprimet hetimore që do të kryhen të bazuara në tri shtylla kryesore: objekti dhe baza ligjore, hapat proceduriale që do të ndiqen nga Komisioni, si dhe rrethi i personave të ngarkuar.

Kërkesa për shkarkimin e Metës u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne