Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për privatizimet

Në mbledhjen e parë pas pushimeve të verës, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për privatizimet.

Bëhet fjalë për “Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”.

Deputetët e opozitës së re parlamentare votuan pro dekretit të Metës.

Gjatë ditës së sotme, ky komision do të marrë në shqyrtim 4 dekretet e para të kthyera nga kreu i shtetit, mes të cilëve përfshihen ligji për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, si dhe ligji për konçesionin e rrugës Milot-Balldren, për të cilat Presidenti ka dhënë argumente për kosto të fryra dhe cenim interesash./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne