Komiteti i Ekspertëve/ Manastirliu zbulon për herë të parë kush e drejton

Ministrja e Shëndetësisë ka zbuluar për herë të parë se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve të ngritur për situatën e pandemisë së COVID-19.

Deri më sot nuk dihej ende asnjë anëtar i tij por Manastirliu në një intervistë për emisionin ”Fokus” në TvT ka thënë se Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

“Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Nga ana tjetër ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive tona”, tha Manastirliu./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne