Komiteti për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Kanadasë miraton sanksione kundër Iranit

Komiteti për marrëdhënie me jashtë dhe tregti ndërkombëtare në Senatin e Kanadasë ka miratuar sanksione kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se plani i quajtur “Sanksionet jobërthamore kundër Iranit”, për herë të parë ishte paraqitur nga senatori kanadez David Tachuk në dhjetor të vitit 2015. Ky plan e obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë të paraqes për çdo vit një raport në lidhje me të ashtuquajturën “mbështetja e Iranit ndaj terrorizmit”. Plani në fjalë Senatin dhe Qeverinë e Kanadasë e ndalon të heqë sanksionet kundër Iranit, përveç nëse dy raportet të njëpasnjëshme të tregojnë arritjen e progresit të madh në fushën e të drejtave të njeriut të Iranit./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne