Kompania ajrore Adria Airways shpall falimentin

Kompania ajrore sllovene Adria Airways ka shpallur falimentin. Më 30 shtator ajo dorëzoi kërkesën për procedurat e falimentit në një gjykatë në Slloveni dhe anuloi të gjitha fluturimet.

“Procedurat e falimentimit u inicuan nga administrata e Adrias për shkak të paaftësisë paguese të kompanisë,” shkruhet në komunikatën e Adrias, e cila është në pronësi të firmës gjermane të investimeve 4K Invest që prej 2016-ës.

Që nga e marta e kaluar Adria ka anuluar më shumë se 400 fluturime duke prekur më shumë se 15 mijë pasagjerë.

Adria është e fundit në një listë të gjatë të linjave ajrore të vogla evropiane që ka probleme financiare për shkat të konkurrencës së lartë në këtë industri dhe çmimeve të larta të karburantit.

Që në vitin 2016 kur Sllovenia ia shiti Adrian kompanisë 4K Invest, kompania shiti të gjitha aeroplanët e saj dhe përdori aeroplane me qira për fluturimet e saj.

Sipas mediave sllovene, Adria ka borxhe ndaj palëve të treta rreth 90 milion euro.

Burime nga kompania gjermane Lufthansa thanë se po ende nuk ka një plan afatgjatë se si do të zëvendësohen fluturimet e Adrias, por se vetë Lufthansa po punon për të mbuluar fluturimet e Adrias në javët e ardhshme./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne