Kompania e ashensorëve merr koncesionin e matjes së karburanteve dhe gazit

Një ditë më parë qeveria shpalli dhënien me konçesion të kontrollit të instrumenteve matëse për pajisjet e shpërndarjes së karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Kompania “Noa Control”sh.p.k e cila është favorizuar me 10 pikë bonus, pasi është ajo që ka paraqitur ofertën e pakërkuar është themeluar në prill të vitit 2015 me ortak të vetëm Gentian Sulën dhe ka një kapital prej 100 mijë lekësh. Që prej themelimit të saj, kjo kompani kryen kolaudime dhe për pajisjet nën presion, ashensorët apo pajisje të tjera.

Propozimi për të marrë me koncesion shërbimin metrologjik për karburantet dhe gazin e lëngshëm nuk është i vetmi që Gentian Sula i ka drejtuar qeverisë.  Në vitin 2015, si aksioner me 80 për qind i kompanisë “Porta Saber Albania”, ai i ofroi qeverisë një tjetër propozim të pakërkuar për të marrë me koncesion pajisjen e targave me çip elektronik, por projekti mbeti në letër dhe kompania u tërhoq nga oferta.

Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, i njohur ndryshe edhe si metrologjia ligjore është një ndër tre shtyllat e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë. Në vendimin e qeverisë që i hap rrugën një procedure prokurimi për dhënien me koncesion të një pjese të këtij shërbimi nuk ka asnjë parashikim financiar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne