Kompania gjermane largohet nga Shqipëria, ja arsyeja

Një tjetër investitor i huaj, kompania gjermane Meggle, largohet nga Shqipëria.

“Kostot e larta të lëndës së parë prej copëzimit të lartë të fermave dhe mungesa e standardeve nga njëra anë dhe konkurrenca e pandershme nga ana tjetër e bënë të vështirë ambientin për biznes të kompanisë Meggle në Shqipëri”, citon Monitor.al.

Sakaq, për këtë reagon deputeti i LSI Përparim Spahiu i cili me keqardhje konstaton se kjo është situata e të bërit biznes në Shqipëri, ndërkohë që rajoni prej vitesh lufton fort për afrim dhe krijim e kushteve lehtësuese për investitorët e huaj.

“Pak kohë më parë, edhe pse u dha lajmi për lehtësi fiskale për hotelet me pesë yje, u largua Sheraton, më herët akoma u largua një investitor me projekt ambicioz në turizëm, si rezultat i dhunës së ushtruar mbi të.

Duhet ta dimë që nëse ka të rinj që duan të investojnë në Shqipëri, i lexojnë lajmet më me kujdes se çdo kush tjetër”, shkruan Spahiu në reagimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne