Bota

Kompania ” Lockheed Martin ” i shet “raketa patriot” Arabisë Saudite

Një funksionar i lartë i kompanisë ushtarake ” Lockheed Martin ” ka deklaruar se kjo kompani po dërgon raketa Patriot në Arabinë Saudite dhe mbretëria saudite po shndërrohen në blerësin e dytë më të madh ndërkombëtar të kësaj kompanie.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se në kohën kur Arabia Saudite nga njëra ndodhet në luftën kundër Jemenit dhe nga ana tjetër po synon të shtojë potencialet e saj ushtarake në kuadër të rivalitetit rajonal me Iranin. Tim Chahil, funksionar i lartë i kompanisë ” Lockheed Martin ” për çështje të mbrojtjes raketore dhe ajrore, ka deklaruar se perspektiva e tregut të raketave të prodhuara në Amerikë, është shumë e mirë. Shumë vende kanë treguar interesim për shfrytëzimin e prodhimeve tona. Aktualisht Amerika po përballet me një konkurrencë nga ana e Rusisë. Në këtë kuadër mbreti Selman i Arabisë Saudite muajin e kaluar ka shkuar në Moskë ku ka nënshkruar një kontratë për blerjen e sistemin raketor S-400. Ky funksionar amerikan ka thënë se koordinimi mes sistemeve raketore të prodhuara nga Rusia me ato që janë prodhuar në Amerikë, do të krijojë probleme”. Ai shtoi: “Kjo kompani ka dërguar gjeneratën e parë të raketave balistike në Arabinë Saudite që quhen CRI, mirëpo mbretëria saudite akoma nuk ka kërkuar gjeneratën e dytë të këtyre raketave që quhen MSE.

OPINIONE