Kompania turke “Denizli” do të nxjerrë ar në provincën Deti i Kuq të Sudanit

Përmes një komunikate të shkurtër Ministria e Minierave të Sudanit ka njoftuar se firma turke “Denizli” ka firmosur kontratë partneriteti me shoqërinë sudaneze “Business Haidar Mining” për të ushtruar veprimtari të përbashkët në kërkimin dhe nxjerrjen e mineralit të arit.

Drejtori i Përgjithshëm i firmës “Denizli”, Shahin Tin (Şahin Tin) në deklaratën që bëri në Ministri tha se duan të përshpejtojnë procesin e prodhimit. “Ne duam ta zhvillojmë partneritetin që kemi nisur me firmën sudaneze. Mendojmë se punimet për kërkimin dhe nxjerrjen e arit do të jenë të dobishme për të dyja vendet”, shtoi ai.

Pas ndarjes së Sudanit të Jugut në vitin 2011, Sudani humbi të ardhurat nga nafta dhe nisi të kërkojnë rrugëdalje të reja duke u orientuar drejt arit, i cili përbën edhe 80% të të ardhurave valutore të vendit.

Prodhimi i arit në Sudan për vitin 2017 ka qenë 105 tonë, kurse për gjashtëmujorin e këtij viti llogaritet në 63,3 tonë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne