Kompanitë gjigante, 1.6 trilionë dollarë në llogaritë e tyre ‘offshore’

Organizata ndërkombëtare bamirëse, Oxfam njoftoi se 50 kompanitë më të mëdha të SHBA-ve, në llogaritë e tyre ‘offshore’ mbajnë rreth 1.6 trilionë dollarë, për të paguar më pak tatime, raporton AA.

Sipas raportit të Oxfam, qendra e së cilës ndodhet në qytetin Oxford, 50 kompani të mëdha të SHBA-ve, në mesin e të cilëve edhe kompani gjigante si Apple, Microsoft dhe Wall Mart, për të paguar më pak tatime mbajnë në llogaritë e tyre në ‘offshore’ rreth 1.6 trilionë dollarë.

Në mesin e këtyre kompanive, njoftohet se Apple ndodhet në vendin e parë me 200 miliardë dollarë fond ‘offshore’ jashtë SHBA-ve, Pfizer në vendin e dytë me 193.6 miliardë dollarë dhe Microsoft-i me 124 miliardë dollarë në vendin e tretë.

Në raport thuhet se fondi total i kompanive gjigante botërore të cilat i mbajnë për të paguar më pak tatime në SHBA, kanë shënuar një rritje prej 200 miliardë dollarësh që nga viti 2015.

Këshilltari i Lartë i Oxfam, Robbie Silverman, në vlerësimin e tij lidhur me çështjen tha se “shmangia nga tatimi” nëpërmjet pjesëmarrjes së kompanive në shtetet e jashtme nuk shihet si e paligjshme.

“Shmangia nga tatimi, tanimë është bërë një praktikë standarde e kompanieve në nivel global. Kompanitë të cilat aplikojnë këto metoda, nuk paguajnë rreth 135 milionë dollarë në SHBA për çdo vit”, tha Silverman./ Almakos

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne