Bota

Kompanitë Izraelite në projektin arab prej 500 miliardë dollarësh

Gazeta Jerusalem Post ka bërë me dije se edhe kompanitë izraelite janë bërë pjesë e projektit të ndërtimit të një qyteti smart të cilin ka marrëpërsipër ta ndërtojë pasardhësi sautdit, Muhammed bin Selman.

Në lajm ështëbërë me dije se shumë kompani izraelite kanë zhvilluar takime me Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite për t’u bërë pjesë e projektit që i është dhënë emri NEOM.

Ky projekt me emrin ‘NEOM’ – që përbëhet nga fjala ‘neo’ e latinishtes që ka kuptimin e së resë dhe që gërmën e parë të fjalës ‘mustakel’ që do të thotë e ardhmja në gjuhën arabe – mendohet të përfshijë një qytet smar me një sipërfaqe pres 26 miijë e 500 kilometrash katrorë.

Ndërsa bëhet me dije se për shkak të delikatesës që ka kjo temë, kompanitë izraelite kanë vendosur të jenë të rezervuara në lidhje me informacionet nga marrëveshjet që kanë arritur me sauditët, një burim i afër nga kompanitë izraelite që dëshiron të mbetet anonim ka bërë me dije që arabët nuk duan që ky bashkëpunim të bëhet zyrtar, ndërkohë që investitorët privatë izraelitë janë shprehur se janë të gatshëm të bashkëpunojnë në shumë fusha duke përfshirë fushat e energjisë, ujit dhe buqësisë.

Ky burim i cili pretendon se ka qënë dëshmitar i bisedave të shkruara mes diplomatëve arabë dhe biznesmenëve izraelite në lidhje me bashkëpunimin ekonomik ka konfirmuar se disa kompani izraelite të sigurisë i kanë shitur tashmë Arabisë Saudite mjete të sigurisë kibernetike.

Një tjetër biznesmen izraelit që është përfshirë në këtë projekt është shprehur se tashmë që është arritur një marrëveshje diplomatike me palestinezët, kompanitë izraelite mund të bashkëpunojnë haptazi me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Jordaninë.

Burimi : Y.D.Haber/ ML

OPINIONE