Kompanitë ruse dhe amerikane janë të interesuara për partneritet pavarësisht sanksioneve

 

I dërguari rus i tregtisë Alexander Stadnik tha se bizneset amerikane dhe ruse duan të vazhdojnë bashkëpunimin dypalësh pavarësisht faktit që Uashingtoni është duke marrë parasysh një projekt-ligj të ri që do të vendoste sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës. Stadnik i bëri këto komente pasi nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me universitetin amerikan, Rice University.

“Memorandumi është arritur në kohën kur Kongresi po përgatit sanksione të reja kundër sektorëve rusë të naftës dhe gazit”, tha Stadnik të mërkurën. “Nënshkrimi i memorandumit tregon se bizneset ruse dhe amerikane janë ende të interesuara në zhvillimin dhe forcimin e partneritetit reciprokisht të dobishëm”.

Masa e re, e cila është miratuar mr shumicë dërrmuese nga Shtëpia e Përfaqësuesve të martën, synon disa sektorë rusë, duke përfshirë energjinë, naftën dhe gazin.

Stadnik tha se memorandumi erdhi si rezultat i përpjekjeve të Misionit të Tregtisë Ruse në zgjerimin e marrëdhënieve të punës SHBA-Rusi në fushat e shkencës dhe teknologjisë. Ai shtoi se bashkëpunimi do të hapte mundësi për të gjitha universitetet ruse për të krijuar partneritete ndërkombëtare me Rice University.

Në maj, tre kolegje ruse të naftës dhe gazit – Universiteti Teknologjik i Naftës i Shtetit Ufa, Instituti Shtetëror i Almetyevskut dhe Universiteti Teknik i Shtetit Ukhta – dhe Rice University kanë rënë dakord për të hartuar dhe miratuar marrëveshjen gjatë tryezës së rrumbullakët në kampusin e Rice

Javën e kaluar, mediat amerikane njoftuan se një numër udhëheqësish amerikanë të naftës, energjisë, bankave dhe kompanive prodhuese kanë filluar një fushatë lobimi për të bërë ndryshime në projektligj. BP, Exxon, General Electric, Boeing dhe Citigroup, MasterCard dhe Visa ishin midis bizneseve që kundërshtonin sanksionet, sipas CNN. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne