Bota

Kompanitë ruse të favorizuara nga prishja e marrëveshjes SHBA-Iran

Ndonëse Rusia ka dënuar tërheqjen e  Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e Iranit, Moska mbetet më pak e ekspozuar se Europa ndaj pasojave ekonomike që mund të sjellin sanksionet amerikane.

“Marrëveshja e vitit 2015 dhe heqja e sanksioneve shënoi kthimin e biznesit evropian në Iran, por pas sanksioneve të reja amerikane nuk ka gjasa që kompanitë europiane të vazhdojnë të bëjnë biznes në këtë vend, duke i dhënë hapësirë biznesit rus. ​​Rusia tani mund të ecë përpara me shpejtësi të plotë “– thotë Vladimir Sotnikov, analist i shkencave politike.

Rusia dhe Irani dikur kishin marrëdhënie të vështira, por lidhjet e tyre janë përmirësuar që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Por Rusia dhe Irani kërkuan të forcojnë lidhjet e tyre të biznesit shumë kohë përpara marrëveshjes 2015, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare.

“Kompanitë europiane janë më të ekspozuara ndaj tregut amerikan, ndërsa rusët janë më pak të ekspozuar dhe kanë më pak humbje” thotë Igor Delanoe, analist në grupin e Observatorit Franko-rus.

Ai shton se kompanitë ruse vazhduan të punoin në Iran “pa asnjë bujë” edhe kur sanksionet ishin në vend. “Ata janë mësuar të punuar brenda kufizimeve ligjore dhe ekonomike. SHBA-ja ka detyruar në mënyrë sistematike Iranin që të kthehet më shumë drejt Rusisë dhe Kinës”.

Sipas Delanoe, tregtia dypalëshe arriti në 1.7 miliardë dollarë në 2017. Në një vizitë në Teheran të enjten, zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se të dy vendet synonin të vazhdonin bashkëpunimin ekonomik. Edhe Kina deklaroi se dëshironte të vazhdonte lidhjet normale të biznesit me Iranin dhe aktualisht po financon miliarda dollarë në projekte të energjisë elektrike në vend.

Analistët në Bankën Alfa të Rusisë thanë se tensionet e tanishme do të ruajnë çmimet e naftës në një nivel të lartë, çka konsiderohet një “lehtësim i madh për tregun rus”. Për shtetin rus, financat e të cilit mbesin shumë të varura nga burimet natyrore, ky është një burim i rëndësishëm i të ardhurave në kohën kur Presidenti Vladimir Putin po fillon mandatin e tij të katërt me premtimet për zhvillimin e ekonomisë së Rusisë dhe reduktimin e varfërisë.

https://www.yahoo.com/news/russian-companies-benefit-us-iran-withdrawal-…