Kompanitë shqiptare gjejnë parajsën fiskale në Holandë, ja çfarë fshihet

Brenda një viti, tre kontrata të partneritetit publik-privat të dhëna nga qeveria shqiptare kanë rënë në duar të pronarëve të panjohur përmes skemës së evazionit fiskal të njohur si “Kompani Hollandeze postbox”.

Në bazë të kësaj skeme, kompanitë ndërkombëtare i regjistrojnë zyrat e tyre qendrore në Hollandë për shkak të taksimit të ulët për koorporatat, pa zhvilluar asnjë aktivitet brenda vetë shtetit.

Për shkak të ligjit hollandez mbi privatësinë është e pamundur të zbulohen përfituesit e vërtet të këtyre kompanive.

Kjo skemë ka filluar të përdoret edhe nga kompanitë shqiptare që kanë përfituar kontrata shumë milionëshe të partneritetit publike privat (PPP), të njohura ndryshe si koncesione.

Kompanitë e përdorin këtë skemë holandeze për të fshehur pronarin e vërtet, dhe shmangur kështu çdo problem mbi konfliktin e interesit, korrupsionin dhe evazionit fiskal.

Artisti dhe aktivisti hollandez Tinkebell rishtazi ka prodhuar një dokumentar të shkurtër mbi këto kompani, të cilat mjafton të kënë një zyrë e cila të duket e pastër dhe e mirëmbajtur për të faktuar aktivitetin e tyre në Hollandë.

Hemodializa

Në një investigim të gazetarit Besar Likmeta të publikuar në median Reporter.al ditën e sotme, shkruhet se koncesioni i hemodializës, është shitur sërish tek kompania hollandeze guackë Arimo V.B.

Kujtojmë se 85 për qind e kontratës koncesionare të hemodializës me vlerë 63.5 milionë euro e zotëruar nga kompania Evita shpk u shit për 224 mijë euro, rreth 0.35 për qind tek Rasim Hamzaraj ( 72.5 për qind) dhe Ertel Kërçuku (17.5 për qind), në muajin prill.

Por rishatzi, aksioneri i ri i shumicës Rasim Hasanaj ia ka shitur aksionet e veta kompanisë hollandeze guackë Arimo shpk për 156 mijë euro.

Kompania hollandeze Arimo V.B i ka zyrat në Paasheuvelëeg 16 në Amsterdam, në godinën e Croëe Horëath Foederer, një firmë kontabiliteti e cila është e “specializuar në shërbime fiskale të cilat mund të menaxhojnë ekspozimin dhe riskun ndaj taksave”.

Tashmë koncesioni i hemodializës zotërohet 72.5 për qind nga kompania hollandeze Arimo shpk, 17.5 nga Ertel Kërçuku dhe 10 për qind nga Spitali Amerikan.

Laboratorët mjekësorë

Në prill të 2017, qeveria shpalli fitues të koncesionit të laboratorëve spitalorë në të gjithë spitalet e vendit bashkimin e kompanive Labopharma Sh.p.k (41,7 për qind), Exalab France (25 për qind) dhe AB Laboratory Solutions B.V (33,3 për qind) Hollandë, kjo e fundit përfaqësuar nga Labopharma sh.p.k.

Kompania AB Laboratory Solutions B.V është sërish kompani hollandeze guackë e specializuar në dhënien e shërbimeve financiare.

Inceneratori në Tiranë

Në dhjetor, Qeveria Rama vendosi të ndërtojë një incinerator – impiant djegieje – të plehrave për territorin e Qarkut Tiranë, duke përdorur sërish një skemë të Partneritetit Publik Privat (PPP), me vlerë 140 milionë euro për 30 vite.

Kompania “Integrated Energy B.V.” ishte e vetmja e cila në Maj 2016, përpara se ajo të regjistrohej zyrtarisht si kompani në Hollandë, paraqiti propozimin e pakërkuar në Ministrinë e Mjedisit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne