Komuniteti i bektashinjëve fiton procesin në Strazburg

Komuniteti i bektashinjëve në Maqedoni ka marrë të drejtën për t’u regjistruar si komunitet në vend.

Vendimi i Strasburgit u kumtua sot në konferencën me temë “Toleranca fetare dhe vendimet e Strasburgut” të organizuar nga ky komunitet. Përfaqësues të këtij komuniteti e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë vendim, i cili sipas tyre, do të ndikojë pozitivisht në punën e mëtutjeshme të tyre.

Arben Sulejmani, përfaqësues i Komunitetit Bektashi në Maqedoni

“Për ne ky regjistrim së pari nënkupton një përgjegjësi të re, e cila përgjegjësi është në vazhdën e punimeve tona si komunitet bektashian në drejtimin e asaj se ligji është mbi të gjitha dhe ne e respektuam ligjin edhe kur ishte në dëmin tonë, por në fund ligji ndërkombëtar është më i rëndësishëm”.

Skender Asani, Drejtor i ITKSH-së

“Për dekada të tëra bota të jashtëzakonshëm të konflikteve, ku ato konflikte po kanë refleksion edhe në Ballkan dhe Maqedoni, por edhe në të gjitha trevat tjera. Ne para disa viteve si institut dhe shoqëri civile kemi filluar një projekt guximi qytetar në momente të vështira, ku me atë projekt kemi arritur që të parapengojmë ato  reflektime që po ndodhin në botë, t’i menjanojmë në Maqedoni por, edhe të kemi reflektim për gjithë rajonin”.

Përveç pres konferencës në fjalë, gjatë ditës së sotme janë mbajtur edhe aktivitete të tjera për të diskutuar në lidhje me këtë vendim. Një i tillë është mbajtur edhe në zyrën e delegacionit të BE-së, në Shkup, ku morën pjesë edhe disa përfaqësues diplomatik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne