Koncert “Trio Ballkanike nga Evrim Kaşıkçı”

Muzikanti dhe këngëtari, Evrim Kaşıkçı, para pak ditëve u takua me shkodranët në institutin turk “Yunus Emre” Shkodër, për të përformuar koncertin e tij “Trio Ballkanike”.

Pas fjalës së hapjes dhe përshëndetëse të drejtorit të këtij instituti, Zafer Kıyıcı, zv/ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş në fjalën e tij theksoi se Evrim Kaşıkçi është një emër tejet i rëndësishëm përsa i përket përpjekjeve të tij për të mbajtur të gjalla dhe për t’i bërë të dashura këngët popullore të Ballkanit dhe veprimtarive të tij me anë të të cilave mundëson takimin e kulturave.

“Kjo nuk është vizita e parë e Kaşıkçı në Shqipëri. Miqësia jonë mbështetet në një kohë të largët. Ai është një fëmijë i Ballkanit, ka lindur në Edirne, një qytet me prejardhje Ballkanike. Edirne është një qytet me rrënjë të forta, i rëndësishëm në gjeografinë e rajonit tonë, një qytet prej ku kanë emigruar shumë. Është një qytet i gëzimeve, pikëllimeve, i gjithçkaje. Prandaj edhe nga ky qytet emocional, kanë dalë shumë artistë, si Kaşıkçı. Ai është një personalitet që e do dhe ndjek Ballkanin…”.

Evrim Kaşıkçı, një emër që ka realizuar shumë koncerte në organizime ndërkombëtare me qëllim promovimin e kulturës popullore turke, u mirëprit me shumë interes dhe duartrokitje nga qytetarët shkodranë.

Koncerti i realizuar me kontributin e BKT-së dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) përfundoi me dhurata dhe fotografime./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne