Koncesionari i Fierit i përgjigjet akuzave: E vërteta e investimeve. PD gënjen. Ja kur përfundojnë punimet në incenerator!

Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k përmes drejtuesit të kantierit inxhinier Enid Dine i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike sa i takon investimeve në inceneratorin e Fierit.
“Fillimisht dua të shpreh indinjatën time sesi politika, ndërhyn duke akuzuar shoqërinë koncensionare për një investim të tillë të teknologjisë së fundit në trajtimin e mbetjeve urbane”, -u shpreh drejtori i kantierit Enid Dine.


Përsa i përket akuzës se kanë marrë 14 milionë euro drejtori i Kantierit sqaron opinion publik se këto janë akuza të pabaza dhe të pavërteta. Ai thotë se nuk kanë ndërtuar makina të cilat mund t’i përdorin për një kohë afatshkurtër por impiante komplekse të trajtimit të mbetjeve urbane. “Vlera 14 milionë euro përfshin pjesën e investimit teknologjik të inceneratorit, këtu dua të shtoj dhe kostot e landfillit që shkojnë 4.2 milionë euro, kostoja e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura është 1.2 milionë euro, linja e diferencimit të mbetjeve: 700.000 euro, punimet civile nëntokësore dhe sipërfaqësore për llogari të inceneratorit vlera është 2 milonë euro, punime në infrastrukture si rrugë, ndriçim, gjelbërim dhe security vlera është 1.2 mln euro. Të gjithë kësaj shume dua t’i shtoj dhe vlerën 13.7% që përfshin kostot e fitimit të pritshëm të shoqërisë dhe kostot e menaxhimit për periudhën e shprehur në kontratë, këto vlera që përmenda më sipër janë pa TVSH”,- u shpreh drejtori i kantierit Enid Dine.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Investimet të cilat sot kanë përfunduar nga shoqëria koncensionare janë landfilli, impianti i trajtimit të ujërave dhe impianti i selektimit të mbetjeve urbane. Koncensionari siguron se ka realizuar çdo pagese së nevojshme për blerjen e makinerive dhe pajisjeve teknologjike të cilat janë lider në Europë ne fushën e përpunimit të mbetjeve urbane.

“Sot që flasim shoqëria koncensionare i ka kryer të gjitha pagesat për blerjen e makinerisë dhe impiantit teknologjik të trajtimit të mbetjeve sipas standardeve të fundit europiane. Ju garantoj se përzgjedhja teknologjike është ajo më e fundit si në Gjermani dhe Itali si Franco Tosii, Ruths, Siemens etj. Ata janë bashkëpunëtoret tanë kryesisht për pajisjet e kaldajës, impiantin për turbinën, për impiantin e trajtimit të tymrave, për impiantin e ujit të kaldajës për impiantin e ftohjes dhe për impiantin e selektimit të mbetjeve. Sugjeroj që të gjithë mos të paragjykojnë por të prekin nga afër këtë vepër të madhe. Përfundimi i punimeve do të jetë në muajin dhjetor, ju mirëpres ta inaugurojmë së bashku”, tha ai.

Investimi në total ne inceneratorin e Fierit është 27.4 milion euro ku do të punësohen ne total 300 punëtorë ndërsa sipërfaqja qe shtrihet është 12 hektar. Me përfundimin e punimeve Integrated TechnologyWaste Treatment Fier Sh.p.k ka kapacitet të plotë të përpunojë 180 ton deri 220 ton mbetje urbane ne ditë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne