Konfederata e sindikatave të Norvegjisë bojkoton Izraelin

Unioni më i madh i sindikatave në Norvegji ka votuar në favor të bojkotit ekonomik, kulturor dhe akademik të Izraelit në lidhje me trajtimin e palestinezëve.

Në përgjigje, regjimi i Tel Avivit tha se Unioni u vendos “në krah të armiqve më të këqij të Izraelit”. Vendimi Konfederatës norvegjeze të Sindikatave (LO) u mor të premten në mëngjes. Kongresi është autoriteti më i lartë i organizatës dhe mban takimet e tij çdo katër vjet. Ende nuk është e qartë se si do të zbatohej ndalimi i propozuar. “Bojkoti do të shërbejë si instrument për Palestinën që të njihet si shtet dhe për t’i dhënë fund okupimit izraelit të tokës palestineze dhe bllokadës së Gazës”, raportojnë mediat norvegjeze, duke cituar Kongresin. Konfederata shkoi kundër rekomandimeve të udhëheqësit të saj të sapozgjedhur Hans-Christian Gabrielsen dhe votoi 193 vota pro dhe 117 kundër për të bojkotuar Izraelin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne