ARTUR SHKURTI
Drejtor “Udha e shkronjave
Tiranë, më 6 tetor 2026
I nderuar Imzot Gjergj Meta,
president i Konferencës Ipeshkvnore
Mësuam nga media që në Shkodër mbahet Asambleja 78 e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Ju urojmë sukses. Në njoftim thuhet se Konferenca do t’i kushtojë “vëmendje të veçantë edhe ngjarjeve dhe proceseve me karakter universal kishtar” dhe procesi sinodal. Mendojmë që është me shumë vlerë të diskutoni për një nga çështjet më kyç në fushën e edukimit laik dhe të edukimit fetar që është fati i Poetit Kombëtar Naim Frashëri, ku do ta argumentojmë se Kisha Katolike përfshihet. Është çështje fetare, sepse Naim Frashëri është autor i sintezës së besimeve fetare, literaturë bazë që Sistemi Arsimor dhe Edukativ Shqiptar të zhvillojë si duhet harmoninë fetare dhe të edukojë një shqiptar që realisht furnizohet me burime të pasura shenjtërie dhe me vetëdije e kompetencë globale. Është çështje me rëndësi kombëtare sepse Naim Frashëri është arkitekti i sistemit arsimor kombëtar shqiptar. Jua nisim këtë kërkesë në emër të sistemit arsimor laik shqiptar. Shkollat shqipe janë shthurur. Shthurja fillon saktësisht kur dëmtohet Edukimi Kombëtar.
Kemi arsye të besojmë që kjo shthurje është e organizuar për synime të edukimit fetar, të jonizimit fetar, të konvertimeve fetare, dhe të faktorizimit të faltoreve.
Me ligj 93/2022 “Për dekoratat në RSH” është hequr Urdhri “Naim Frashëri”. Statusi Poet Kombëtar, në këtë mënyrë, bëhet “evaziv” dhe jo me njohje ligjore siç e kemi patur. Ndërkohë vendin e Naim Frashërit në ligj e zë Nënë Tereza, për të cilën kemi një Urdhër me ligjin 93/2022 kemi një ditë pushimi zyrtar me ligjin 17/2024. Shqiptarët e pranuan Nënë Terezën pikërisht për të dëshmuar harmoninë fetare, edhe pse nderimi do të duhej t’i takonte më parë Gjergj Fishtës sesa Nënë Terezës. Tani na del që Nënë Tereza dhe Kisha Katolike nuk e do harmoninë fetare por kërkon edukimin e nderimin fetar katolik. Kjo i bie që laikët dhe shqiptarët myslimanë të jenë budallenj dhe katolikët të zgjuar. Me ligje, Nënë Tereza ka marrë jo vendin e vet, por edhe vendin e Naim Frashërit.
Një ditë pushimi zyrtar e kemi për Nënë Terezën, por nuk e kemi për Gjergj Kastriot Skëndereun, nuk e kemi për Naim Frashërin, Gjergj Fishtën apo Adem Jasharin. Mesazhi ndaj popullsisë është i qartë. Braktisni “edukimin kombëtar” apo “mysliman” dhe përvetësoni edukim fetar dhe jo çdo edukim, por saktësisht atë katolik.
Zbatues konkret të dëmit janë Qeveria Shqiptare e Edi Ramës, si individ është edhe ortodoksi filogrek e frankofon Thomas Frashëri që Edi Rama e merr në takim me Papa Leonin. Për çfarë meritash të tjera duhet të takojë Papën përveç se për dëmtimin e Rilindjes Kombëtare dhe të Naim Frashërit? Kuvendi i Shqipërisë i Kartelit Politiko-Fetar noterizon këtë metodikë diabolike me ligje.
Naim Frashërin si Poet Kombëtar e kanë cilësuar masivisht pikërisht të krishterët dhe disa prej tyre priftërinj, si At Gjergj Fishta,
At Shtjefën Gjeçovi dhe poetë të krishterë si Asdreni, Çajupi, Mihal Grameno, Koto Hoxhi, Filip Shiroka, Hilë Mosi, Lasgush Poradeci, Petro Nini Luarasi, Jani Vruho, Thoma Avrami, Jorgo Bllaci, Petro Marko, Pano Taçi, Lefter Çipa etj. Thelbin e vlerësimit kombëtar të Naim Frashërit e nxjerr më qartë poeti Lasgush Poradeci që thotë:
“Ishte çështje fetare, punë feje, feja e shqiptarit, shqiptaria dhe për fenë flasin profetët jo njerëzit. Profeti i kësaj feje do të ishte Naim Frashëri. Ky do të bënte kthimin e shqiptarëve”. (Misioni i shqiptarëve të Bukureshtit dhe Naim Frashëri, 1946)
Përfitues të drejtpërdrejtë nga ky ndryshim thelbësor negativ në themelet e edukimit të kombit shqiptar duket qartë që është
Kisha Katolike. Më pas vijnë Kishat Ortodokse, Evangjeliste dhe Sinagogat. Arsyeja kryesore politika për ekspansion fetar përmes konvertimeve fetare, përçarja fetare dhe shthurja kombëtare shqiptare, në atë mënyrë që të shthurja të jetë katalizator për konvertime. Përmes heqjes së titullit Poet Kombëtar për Naim Frashërin synohet varfërimi dhe çorientimi edukativ i shkollës shqipe, në mënyrë që pastaj të bëhet më e lehtë për Kishën Katolike me logon e Nënë Terezës të punojë me një popullsi të çorientuar dhe vendin e Naim Frashërit dhe të edukimit kombëtar ta zërë “literatura dhe mësuesit e krishterë”. E dimë që e bëni më hollë sesa kaq, por nuk duam ta shpjegojmë se si këtu. Është e qartë se kjo sjellje rëndë turpëron, dëmton, tjetërson popullsinë myslimane shqiptare që është shumicë në Shqipëri. Shenjtëria e Naim Frashërit qartësisht e ka burimin tek vetëdija kombëtare, por ishte i besimit mysliman.
Kisha Katolike, kishat në përgjithësi, por edhe Komuniteti Mysliman edhe ateistët nuk ka as edhe një përfaqësues tjetër me çfarë t’ua zëvendësojë plotësisht Naim Frashërin shqiptarëve.
Naim Frashëri është Poet Kombëtar i Shqiptarëve sepse u siguron shqiptarëve njëkohësisht edukimin me vetëdije kombëtare dhe vetëdije globale, ka një program unik të edukimit të karakterit dhe të virtyteve, ka hedhur themelet e Sistemit Arsimor Kombëtar Shqiptar dhe ka rolin e vetë parësor në mobilizimin e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Nënë Tereza, që po merr “licensën shpirtërore” me ligje diabolike, nuk ua zëvendëson dot Naim Frashërin shqiptarëve, qoftë edhe në edukimin global.
Naim Frashëri ka realizuar sintezën e besimeve fetare dhe këtë “sintezë” shqiptarët nuk e gjejnë kund tjetër më mirë sesa tek Naim Frashëri që ishte mjaft fetar. Tjetër janë mesazhet për “harmoni fetare” dhe tjetër është të bësh “literaturën bazë të sintezës”.
Është mision dhe funksion i shkollave shqipe të ruajnë harmoninë fetare. Këtë punë të shkollës laike nuk e bën dot asnjë sekt fetar i krishterë apo mysliman që interesohet veç për kompaktësinë e vet dhe ekspansionin fetar dhe përdorimin politik të fesë. Që sistemi arsimor ta bëjë me sukses këtë punë ka shumë nevojë pikërisht për Poetin Kombëtar Naim Frashërin dhe Rilindjen Kombëtare .
Duke e dëmtuar Naim Frashërin hiqet arkitekti e konstruktori i Sistemit Arsimor Shqiptar. Çdo popull ka qasjen e tij unike se si konkretisht ndodh vëllazëria kombëtare. Në rastin e Shqipërisë kjo bëhet duke ruajtur harmoninë fetare. Duke vepruar kaq rëndë në dobi vetëm të “ekspansionit të krishterë”, Kisha Katolike i jep mesazhin myslimanëve shqiptarë që janë shumicë se më afër ajo qëndron me të krishterët serbë, grekë, maqedonas, italianë sesa me myslimanët shqiptarë. Myslimanët shqiptarë do t’i doni kur të bëhen katolikë, siç u bë Ismail Kadareja dhe ju e shenjtëruat duke ia vënë mbi arkivol figurën e Nënë Terezës, sulmuesit të Naimit dhe Fishtës, të njeriut fetar, dhe të vetë Kishës.
Të gjitha kishat e rajonit janë bërë bashkë në një pikë: në luftën kundër myslimanizmit shqiptar. Majën e këtij sulmi e tregon heqja e titullit Poet Kombëtar për Naim Frashërin, dëmtimi i “Mësonjëtores së parë shqipe” Korçë, dëmtimi 7 marsit 1887, dëmtimi i Rilindjes Kombëtare. Naim Frashëri përfaqëson në radhë të parë kombëtarizmin, por ai përfaqëson edhe vetëdijen globale që është shumë më tepër sesa vetëdija fetare. Detyrat kombëtare, edukimin kombëtar shqiptarëve ua japin udhërrëfyesit kombëtar dhe këta janë Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta dhe ndjekësit e tyre. Megjithëse Kisha Katolike na dëshmon se qenka e aftë të detyrojë Qeverinë dhe Kuvendin e Shqipërisë të heqë Naim Frashërin, ta zëvendësojë me Nënë Terezën, Kisha na delka e paaftë ta detyrojë Ministrinë e Arsimit t’u mësojë nxënësve “Lahutën e malcis” të priftit franceskan Gjergj Fishta. Kjo do të thotë se Kisha në vend të edukimit kombëtar në kushtet e Shqipërisë synon veç edukimin fetar, ndaj shpërfill Naim Frashërin, Gjergj Fishtën dhe përfill vetëm Nënë Terezën, që ka më shumë mesazh fetar katolik se kombëtar shqiptar















