Konfirmohen dy persona të infektuar me koronavirus në Angli

Dy persona kanë rezultuar pozitiv dhe mbartës të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike kanë njoftuar se dy personat janë anëtar të së njëjtës familje dhe janë duke marrë trajtim nga NHS (sistemi shëndetësor në MB).

Asnjë informacion nuk është publikuar lidhur me identitetin e tyre apo vendodhjen, por autoritetet kanë konfirmuar se të dy personat ndodhen në Angli.

Prof Chris Whitty, shefi i Mjekësisë në Angli deklaroi se “NHS është shumë e përgatitur për të trajtuar infeksionet dhe ne po punojmë intensivsht për të identifikuar personat me të cilët pacientët kanë patur kontakte, për të ndalur përhapjen e koronavirusit“.

Deri në këto momente 213 persona kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e këtij virusi dhe rreth 10 mijë persona janë konfirmuar si të infektuar.

Në vendet e tjera jashtë Kinës, janë raportuar 98 raste./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne