Konfirmohet, Abu Bakr Al Bagdadi eshte arrestuar nga amerikanet

Komisioneri për Lindjen e Mesme i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut ka lëshuar një deklaratë për arrestimin e liderit të grupit terrorist ISIS.

Sipas grupit ndërkombëtar të gazetarëve të rinj, duke cituar agjencinë e lajmeve Bagdad News, Hajtem Abu Said, sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe informacione në Evropë dhe komisioner për Lindjen e Mesme i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, duke publikuar një deklaratë ka njoftuar për arrestimin e Abu Bakr Al Bagdadit, kalifit të vetëshpallur të grupit terrorist ISIS nga ana e forcave amerikane. Ai në deklaratën e tij ka thënë se Al Bagdadi u arrestua gjatë operacioneve të komandove speciale amerikane më datë 18.04.2017. konfirmimi i këtij lajmi erdhi pasi gazeta “Jeni Shokuf” sot në mëngjes në një raport të saj ka njoftuar për arrestimin e kreut të grupit terrorist ISIS në një bazë amerikane në provincën Hasake në Siri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne