Disa burime kanë konfirmuara hyrjen në Siri të avionit A50U ose “radari fluturak” i Rusisë, i cili njihet edhe si avioni më i frikshëm luftarak i Rusisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky avion disa ditë më parë është dërguar në Siri. Agjencia ruse e lajmeve Sputnik gjithashtu në një raport të saj ka shkruar se në fillim fotografia e këtij avioni në hapësirën ajrore të Sirisë është publikuar në rrjetet sociale dhe pastaj janë publikuar pamje satelitore që janë bërë nga satelitet e regjimit sionist të cilat konfirmojnë se avioni luftarak A50U është dislokuar në bazën ajrore Hamimim në provincën Latakia të Sirisë. Burimet informative gjithashtu kanë thënë se ky avionë është një lloj i modernizuar i avionëve me radar me rreze të larta veprimi të llojit A50 në bazë të avionëve luftarak Ilioshin Il 76 të periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik. Avioni i Rusisë është i pajisur me sistemin e radarit “Sml M” i cili është vendosur në pjesën e pasme të avionit që ka kapacitet të lartë për zbulimin e objektivave tokësore deri në 300 km dhe të objektivave ajrore deri në 600 km. Revista amerikane National Interest avionin luftarak A50 të Rusisë i cili njihet si “radari fluturak”, e ka përshkruar si avionin luftarak më të tmerrshëm të ushtrisë së Rusisë./PT