Konfirmohet: Lirohet nga burgu “i forti” i Shkodrës, Lulzim Kulla

Gjykata e Gjirokastrës ka liruar nga burgu biznesmenin shkodran, Lulzim Kulla, i njohur për atentatin me tritol që iu bë 10 muaj më parë. Lajmi për lirimin e Kullës  wshtw konfirmuar pwr Ballkanweb nga avokati i tij Detar Hysi. Sipas avokatit, nuk provohet fajësia ndaj klientit të tij. Kujtojmë se Kulla u arrestua pasi u kap në pikën kufitare të Kakavijës me një pasaportë të falsifikuar në tentativë për të ikur në Greqi.

Kulla rezulton se në korrik të vitit 2014 është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. 43-vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë. Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës.

Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. Ai njihet dhe për shkak të së kaluarës së tij, pasi emri i tij lidhet me disa ngjarje kriminale, por që në fund nuk është dënuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress