Gëzim Katuçi
E fillojme me :
A – Traktati i Shimodës (1855) i jep fund gjysmë shekulli paqartësish mes Perandorisë Japoneze dhe Rusisë cariste: përcaktohet se Sakhalini është tërësisht rus, ndërsa Ishujt Kurile janë japonezë.
B – 50 vjet pas Shimodës… shpërthen lufta ruso-japoneze e viteve 1904–1905, me përfundimet që dihen: një humbje e turpshme ruse vini re se Japonia mbështetej nga një pjesë e madhe e Perëndimit, si Ukraina sot,gjysma e ishullit të Sakhalinit i kthehet Japonisë: fitorja japoneze, duke kërkuar këtë, i jep praktikisht FUND ekuilibrit të vendosur nga traktati i mëparshëm. Pikë.
C – 40 vjet pas luftës së vitit 1905, jemi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Paqësor: BS i përmbahet marrëveshjeve të Jaltës dhe i bashkohet luftës kundër Japonisë, siç kërkuan anglo-amerikanët, duke e mbajtur premtimin me saktësi të madhe: i shpall luftë Tokios pikërisht tre muaj pas rënies se nazizmit.BS kerkonte rimarrjen e të gjithë Sakhalinit, sovranitetin mbi Ishujt Kurile, si dhe ndikim mbi Port Arthurin (porti më i madh rus në Mançuri në kohën e carëve). Nga Perëndimi u pranua, në dukje, të gjitha kërkesat ruse.
D – Pas përfundimit të luftës, pas gjashtë vitesh pushtimi dhe administrimi ushtarak, Uashingtoni del me Kongresin e San Franciskos nga i cili lind traktati me të njëjtin emër i vitit 1951.
Traktati në fjalë është I NJËANSHËM: shtetarët anglo-amerikanë kanë shkruar praktikisht me dorën e tyre kushtetutën e re japoneze dhe kanë vendosur gjithçka, duke filluar nga identiteti gjeopolitik i Japonisë së re. Militarizmi japonez vihet nën kontroll, po… por vetëm në dobi të vendosjes së Tokios në një koalicion të ri ushtarak me karakter kryesisht anti-rus dhe anti-kinez.
Traktati i San Franciskos është i barasvlershëm me një PAQE TË VEÇUAR midis SHBA-së dhe Japonisë, në të cilën BS nuk ka zë: diçka që konventat e aleancës gjatë Luftës së Dytë Botërore e kishin NDALUAR.
Në rastin japonez, megjithatë… Uashingtoni dhe Londra bëjnë pikërisht këtë, duke e konsideruar arkipelagun japonez si çështje të tyre, pavarësisht nga konflikti botëror. Në fund të fundit, ata nuk mund të konsultonin Moskën lidhur me të ardhmen e Japonisë, pasi ishte vendosur që Japonia do të bëhej një bazë antisovjetike në Paqësor, e pajisur me armë atomike amerikane.
Lëshimet territoriale ndaj Moskës të dakordësuara gjashtë vjet më parë nuk u njohën nga anglo-amerikanët, të cilët – rast unik – i lejuan nacionalizmit japonez (të cilit ia kishin zhdukur përgjithmonë perandorinë) të ngrinte sërish kokën pikërisht në këtë kontekst, duke KËRKUAR Sakhalinin dhe Ishujt Kurile, madje duke iu referuar traktatit të Shimodës të vitit 1855 (i cili kishte vdekur nga dora e vetë japonezëve pas vitit 1905).
Japonia demokratike e sotme e gjen momentin e saj të vogël e të parëndësishëm të lavdisë – mundësinë për të shprehur nacionalizmin e vet, përndryshe të ndrydhur – duke i dalë përballë Moskës.
Tragjikja është se Kremlini nuk mund t’i kundërpërgjigjet vërtet Tokios… sepse Japonia rilind pas Luftës së Dytë Botërore – e përcaktuar nga San Francisko në vitin 1951 – jo më si perandori, por as si shtet plotësisht sovran. Identiteti i ri është ai i një shteti me sovranitet të kufizuar, të cilit i është kursyer monarku për arsye të rendit publik, pa forca të armatosura të pavarura dhe me armë atomike amerikane që qarkullojnë rreth territorit të tij, megjithëse kjo gjë mbahet e fshehtë.
Japonia ringjallet po… si satelit, si super-aeroplanmbajtëse amerikane në Paqësor, e cila përballet me kontinentin (Kinë/Kore/Rusi): sipas kushtetutës, nuk mund të riarmatoset në mënyrë autonome, por mund të strehojë qindra mijëra trupa amerikane.
“Shteti kombëtar” i përshkruar më sipër objektivisht nuk mund të jetë një aktor i pavarur në arenën gjeopolitike (me gjithë respektin për historinë e tij të lavdishme shekullore): ai nuk ka rangun, dinjitetin e një aktori të pavarur, pasi e ka humbur këtë në vitin 1945.
Kjo konsideratë është shumë serioze, sepse Moska – në ekstrem, vetëm për të zgjidhur në mënyrë të favorshme çështjen me një fqinj të bezdisshëm dhe për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje që zgjat prej më shumë se një shekulli – mund të vinte madje në ndihmë të Tokios dhe të gjente një kompromis mbi KURILET.
Mund ta bënte (madje edhe nacionalisti Dugin shkroi se ishte në favor)…. por mund ta bënte vetëm në favor të një Japonie të pavarur gjeopolitikisht: jo në favor të një sateliti të SHBA-së, i cili në fund do t’ia jepte pikërisht Uashingtonit kontrollin mbi Kurilet.
Tokio bërtet pa e kuptuar se është pikërisht natyra e vet e përkohshme dhe e varur ajo që e pengon Moskën t’ua kthejë Kurilet (dhe jo “ligësia ruse”, siç do të qajnë gazetat e Tokios): qeveria japoneze nuk mund t’i kërkojë, aq më pak t’i imponojë, asgjë askujt, sepse ajo nuk ka pushtet as mbi vetë vendin e saj (jo pa miratimin e Shtëpisë së Bardhë).
Të njëjtën gjë e kemi parë edhe në lidhje me oblastin e Kaliningradit – dikur Königsberg – dhe edhe këtu Dugin, personalisht (po e citoj si pasqyrë të nacionalistëve rusë), ishte NË PARIM PRO një kompromisi: por JO me një Gjermani të NATO-s. Me një Gjermani gjeopolitikisht sovrane, ndoshta po… por me asnjë tjetër. Dhe ka të drejtë.
Toka e samurajve në momentin e saj më dramatik (ashtu si të sëmurët mendorë që nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre).

















