Kongresi amerikan dënon Kinën për sulmet ndaj ujgurëve

Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi të martën me shumicë votash një projekt-ligj që synon ti bëjë presion Kinës për një goditje masive brutale ndaj muslimanëve etnikë në perëndimin e largët të vendit, legjislacion që pason një masë të ngjashme mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në Hong Kong që zemëroi qeverinë kineze.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi 407-1 për të aprovuar Aktin e Politikave të të Drejtave të Njeriut mbi ujgurët, i cili tashmë kaloi Senatin.

Kina protestoi kundër atëtit të Sh.B.A në fillim të së mërkurës.

Legjislacioni dënon ndalimin e më shumë se 1 milion ujgurëve, kazakisanasve dhe minoriteteve të tjera në të ashtuquajturat kampe ri-edukimi, ku ata i nënshtrohen indoktrinimit politik, torturave, rrahjeve dhe ndalimit të ushqimit, si dhe mohimit të lirisë fetare dhe gjuhësore.

Ajo do të kërkojë që Departamenti i Shtetit të vlerësojë nëse zyrtarët kinezë do të plotësonin kriteret e sanksioneve për rolet e tyre  në përplasjet në rajonin e Xinjiang.

“Qeveria Kineze dhe Partia Komuniste po punojnë për të fshirë në mënyrë sistematike identitetin etnik dhe kulturor të ujgurëce dhe minoriteteve të tjera muslimane në Xinjiang”, tha senatori Marco Rubio, R-Fla., një nga mbështetësit e legjislacionit. “Sot Kongresi ndërmori një hap tjetër të rëndësishëm për t’i identifikuar zyrtarët kinezë përgjegjës për abuzimet e egra dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying tha në një deklaratë të Mërkurën se Sh.B.A po përdor çështjen Xinjiang për të mbjellë mosmarrëveshje në marrëdhëniet etnike kineze dhe minon prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit larg perëndimit, shtëpia e grupeve me shumicë muslimane ujgure dhe Kazake.

“Ne i nxisim Sh.B.A që të korrigjojnë menjëherë gabimet e saj, të parandalojnë që akti i lartpërmendur i lidhur me Xinjiang të bëhet ligj dhe të ndalojë përdorimin e çështjes së lidhur me Xinjiang për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës”, tha Chunying.

“Kina do të përgjigjet sipas zhvillimit të situatës”, shtoi ajo.

Hua tha se projekt-ligji diskreditoi përpjekjet e Kinës për të luftuar terrorizmin, sulmoi politikat territoriale të qeverisë kineze dhe “seriozisht” ndërhyri në punët e brendshme të Kinës.

“Çështjet e lidhura me Xinjiang nuk janë çështje të të drejtave të njeriut, etnisë ose fesë, por çështje që lidhen me anti-terrorizmin dhe antinatrizmin”, tha Hua, duke shtuar se fushata e Kinës në Xinjiang ka parandaluar çdo sulm terrorist që mund të ndodhte në tre vitet e fundit .

Muajin e kaluar, Kongresi miratoi dhe presidenti amerikan Donald Trump e nënshkroi legjislacionin që mbështet protestat antiqeveritare në Hong Kong. Kina tha të hënën se do të pezullojë vizitat e anijeve ushtarake amerikane dhe avionëve në qytetin gjysmë autonom dhe do të sanksionojë disa grupe amerikane pro-demokracisë dhe të drejtave të njeriut në përgjigje të masës./Gazetaimpakt/dailysabah/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne