Kongresi i PPSh, i vitit 1986 dhe ngjashmëria me Kongresin e djeshëm ‘Rama-Veliaj’

Kongresi i Partisë Socialiste, i mbajtur të shtunën e 19 marsit 2019, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u ndërthur me një miting të zhvilluar në sheshin ‘Nënë Tereza’. Synimi i organizatorëve ishte krijimi i përshtypjes në publik se qeveria Rama, e dalë nga PS, nuk do të tërhiqet përballë presionit të opozitës që ka dorëzuar mandatet parlamentare, dhe se ajo i ka numrat dhe mbështetjen në popull.

Politiko.al, përmes një materiali filmik që mund ta ndiqni më poshtë, sjell pamje të Kongresit të 9-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, në vitin 1986. E njëjta ndërthurje vihet re edhe në tubimin e komunistëve: punimet e kongresit gërshetohen me një miting ‘popullor’ në sheshin ‘Skënderbej’.

E njëjta retorikë politike, e cila ndryshon në formë dhe përmbajtje, por jo në synim. Nëse Partia Socialiste don t’i thotë publikut se ajo do t’i rezistojë trusnisë së opozitës pa reflektuar për problemet e saj, Partia e Punës donte t’i tregonte popullit se vdekja e Enver Hoxhës dhe era e ndryshimeve nuk do të ndryshonin gjë në kursin politik dhe izolimin e Shqipërisë.

Pamjet e djeshme të Kongresit të PS, dhe ato të mëposhtmet të Kongresit të PPSh u japin të drejtë shumë vëzhguesve, sipas të cilëve socialistët dhe komunistët kanë ndërruar vetëm logot.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ovpqYmJ6xJE?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne