Kongresi injoron krimet e luftës të kryera nga Izraeli: Kjo është rruga e politikës amerikane

nga Philip Giraldi.

Ndërkohë që shumë parlamentarë evropianë kanë qenë vërtet të zhgënjyer nga mizoritë e tmerrshme të njëanshme që janë vërejtur qartazi në masakrën izraelite kundër protestuesve palestinezë javën e kaluar, shumica e homologëve të tyre amerikanë duket se e kanë humbur aftësinë e tyre për tu shprehur kundër egërsisë çnjerëzore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera nga Ushtria izraelite në Gaza. Gjashtëdhjetë e dy demonstrues palestinezë u qëlluan për vdekje dhe rreth tre mijë të tjerë u plagosën me armë zjarri dhe gaz lotsjellës kundrejt asnjë izraeliti të vrarë apo të plagosur, ndërsa një parlamentar, drejtues i Knessetit e ka siguruar publikun se ushtria ka akoma shumë plumba të mbetura rezervë për të vrarë të gjithë banorët e Gazës nëse do të ishte e nevojshme.

Megjithatë, ska dyshim që Shtëpia e Bardhë nuk i ka ka parë pamjet e masakrave pasi ishte duke festuar hapjen e ambasadës së re amerikane në Jerusalem që synonte të përkonte me 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, të cilit disa mund t’i referohen si 70 vjetori i spastrimit etnik të të krishterëve dhe muslimanëve palestinezë. Donald Trump shkroi në Twitter se ishte një “ditë e madhe për Izraelin”, me sa duket nuk arriti ti shikonte dot skenat e vrasjeve të palestinezëve, ndërkohë hebrenjtë amerikanë që festonin gjerësisht u zgërdhinë së qeshuri së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Pak më vonë, nje person me emrin Raj Shah në Shtëpinë e Bardhë u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se “përgjegjësia për këto vrasje tragjike binte direkt mbi Hamasin. Qëllimisht dhe me cinizëm, Hamasi po e provokon këtë reagim, si një përpjekje e frikshme dhe fatkeqe e propagandës se tij”.

Dhe ndërkohë në Kombet e Bashkuara, ambasadorja amerikane Nikki Haley vuri veton ndaj një propozimi rus që kërkonte një hetim mbi masakrën, duke shpjeguar se Hamasi, i ndihmuar natyrisht nga Irani, ishte fajtori për dhunën. “Pyes kolegët e mi këtu në Këshillin e Sigurimit: cili nga ne do të pranonte këtë lloj aktiviteti në kufijtë e vendit të tij? Askush nuk do ta pranonte. Asnjë përfaqësi në këtë sallë nuk do të vepronte me vetëpërmbajtje më të mëdhe se sa Izraeli.” Më pas ajo u largua kur Riyad Mansour, Përfaqësuesi i Përhershëm Palestinez në Kombet e Bashkuara filloi të fliste.

Madje edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushneri, i cili ishte pjesë e delegacionit të Jeruzalemit dyzet milje larg nga shpërthimi i dhunës në Gaza, e dinte se kush duhej fajësuar. Ai tha: “Siç e kemi parë nga protestat e muajit të fundit dhe madje edhe ato të sotmet qe po provokojnë dhunë, janë pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes.” Ai nuk foli për 200 snajperët izraelitë që qëlluan drejt turmës të paarmatosur të banorëve të Gazës.

Për të qenë më të sigurt, disa kongresmenë demokratë kanë shprehur shqetësim të madh për atë që po ndodh. Barbara Lee, Betty McCollum dhe Bernie Sanders kanë folur bashkërisht. Sanders tha se “Izraeli duhet të dënohet.” Kongresmeni Mark Pocan deklaroi se “ka mënyra më të mira për të përballuar situatën në Gaza sesa të përballuarit me plumba”. Mark Pocan, Raúl Grijalva, Pramila Jayapal, Keith Ellison dhe Hank Johnson shprehën bashkërisht tronditjen dhe habinë për “forcën vdekjeprurëse të përdorur nga trupat izraelite kundër protestuesve të paarmatosur që protestuan në kufirin e Gazës”. Ata kërkuan nga qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu “të tregojë vetpërmbajtje të madhe, të lejojë lehtësirat mjekësore për të plagosurit dhe të lehtësojë bllokadën 12 vjecare të Gazës, e cila ka kontribuar në pamjaftueshmërinë e madhe ushqimore, papunësinë dhe krizën humanitare për dy milionë banorët e Gazës”.

Kongresmenët Johnson dhe Pocan, si dhe Dan Kilde nga Miçigani kanë bërë thirrje kohët e fundit qeverisë izraelite që t’i lejojë ata të hyjnë në rajonin palestinez për të parë se çfarë po ndodh në terren. Të tre kongresmenët vizituan Izraelin në vitin 2016, por u bllokuan që të kalonin në Rripin e Gazës nga Administrata Koordinuese dhe Ndërlidhëse e Izraelit e cila kontrrollon kufijtë, pikat e hyrjes dhe kufizon hyrjet dhe daljet si dhe furnizimet ushqimore. Kjo mund ti habisë disa nga amerikanët kur dëgjojnë se Izraeli ndalon kongresmenët amerikanë që të hyjnë në Gazë, vend të cilin Tel Avivi pretendon se nuk e ka nën kontroll, ndonëse e ka kthyer atë zonë në një burg natyror.

Vihet re sidomos mungesa e interesimit qoftë edhe e një republikani të vetëm për masakrën në Gaza. Senatori Rand Pali, i cili i referohej kontrollit të Gazës nga ana e Izraelit siku të ishte një kamp përqendrimi, ka kohë që nuk duket në skenë. Senatorët Ten Cruise, Lindsey Graham, Dean Heller dhe Mike Lee (pak e habitshme pasi është mormon) ishin të gjithë pjesë e delegacionit zyrtar, i cili përfshinte gjithashtu një numër anëtarësh republikanë, si dhe guvernatorin e Floridës Rick Scottin.

Sa i përket demokratëve, është vërejtur prej kohësh se baza partiake nuk i mbështet më politikat filo-izraelite të përqafuara nga lidershipi Klintonesk i Komisionit Kombëtar Demokratik. Ata kongresmenë që kanë folur hapur, me siguri që meritojnë mbështetjen e publikut kur kanë kuptuar sjelljen e Izraelit.

Do kishte me lezet të shihje më shumë kongresmenë që të kritikonin Izraelin për krimet e luftës, për përdorimin e plumbave të vërtetë kundër protestuesvetë paarmatosur. Këtë gjuhë kritikuese ata e përdorin kryesisht kundër Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit. Për fat të keq, madje edhe kur ka pasur shqetësime që janë shprehur me komente apo deklarata, ato kanë qenë të mbushura me justifikime mbi veprimet çnjerëzore të Izraelit. Protestat i kanë cilësuar si provokative dhe të organizuara nga Hamasi, një pretendim që dëshmon një propagandë të pastër izraelite. Kur fajësojnë, fajin e shpërndajnë tek të gjitha palët në mënyrë që si palestinezët edhe Izraeli të duket si viktimë. Kjo është një gjuhë tipike që synon shmangien e pakënaqësisë të Izraelit dhe miqve të tij.

E vërteta është se ajo që Izraeli po bën në rrethinat e veta rrezikon Shtetet e Bashkuara dhe e bën çdo amerikan që udhëton përmes Lindjes së Mesme një objektiv. Para pak ditësh po kthehesha nga një konferencë në Iran dhe ndërsa tragjedia e Gazës kishte filluar, ne pjesëmarrësit amerikanë po pyesnim veten nëse do të arrinim që të ktheheshim. Po mendonim se futja e Izraelit në një luftë me Iranin do ta tërhiqte SHBA-në shumë shpejt drejt një lufte të vërtetë. Mbase levizja e ambasadës ishte momenti për ta bërë këtë dhe për ta përshkallëzuar më tej situatën. Edhe sa shumë gjak palestinez do të duhet të derdhet që monstruozi Benjamin Netanjahu të kënaqet vërtet?/ahtribune/Gazeta Impakt

Philip M. Giraldi ka qenë një ish-specialist i CIA-s për anti terrorin dhe për nëntëmbëdhjetë vjet ka shërbyer jashtë vendit si oficer i inteligjencës ushtarake në Turqi, Itali, Gjermani dhe Spanjë. Ai ishte shefi i bazës së CIA-s gjatë Olimpiadës së Barcelonës në 1992 dhe ishte një nga amerikanët e parë që hyri në Afganistan në dhjetor 2001. Philip është Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Interesin Kombëtar, një grup avokatësh i bazuar në Uashington që kërkon të inkurajojë dhe të nxisë një politikë të jashtme amerikane në Lindjen e Mesme që të jetë në përputhje me vlerat dhe interesat amerikane./ahtribune/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne